BRÜNO

Filmi hapet me këngën "Nessaja". Personazhi kryesor, gazetari homoseksual austriak i modës, Bruno prezantohet. Ai është shkarkuar nga shfaqje e tij televizive, (Koha Funky me Brunon), pasi prishi javën e modës Milan Fashion dhe e dashura e tij Diesel (Kliford Bañagale) e lë atë për një burrë tjetër. I shoqëruar nga Lutz, asistenti i tij (Gustaf Hammarsten), ai udhëton në Shtetet e Bashkuara për tu bërë "Superstari më i madh austriak që nga Hitleri".

Bruno tenton një karrierë si Medium i NBC, por pa sukses. Ai pastaj prodhon një intervistë eksperimentale, duke treguar atë në vallëzime erotike edhe duke kritikuar sëbashku me yllin e TV Brittny Gastineau, por pa sukses për të marrë në "intervistë" aktorin Harrison Ford dhe në mbyllje, një penis që sillet vërdallë.

Një grup i audiencës së këtij lloji programi nuk e pëlqyen, madje e quajtën "më keq se kanceri". Të tjerë sugjeruan që të bënte film porno.

Kështu, Bruno rregullon një intervistë me Ron Poul.

Ndërsa duke pritur në një dhomë hoteli, për arsye të një difekti teknik, Bruno bie mbi Poul dhe ky i fundit e quan atë "pederast i flakët".

Bruno konsultohet me një spiritualist (Gary Williams) për të kontaktuar të vdekurin Rob Pilatus e "Milli Vanilli" për këshilla në lidhje me role homoseksuale të Pilatus. Ai konsultohet gjithashtu per çështje bamirësie me drejtuesit Nicole dhe Suzanne DeFosset, për të gjetur një konflikt të drejtë, gjë që do i rrisë atij famën dhe zgjedh konfliktin Izrael-Palestinë. Ai fluturon në Jeruzalem për të udhëhequr një grup takimesh dy-palëshe për të rivendosur paqen midis dy vëndeve. Madje ai do të shkojë deri aty sa të shprehë dëshirën për tu rrëmbyer nga grupe terroriste por pa rezultat edhe pse ofendon Osamën.
Bruno, më pas vendos të intervistojë prindërit e fëmijëve modelë, duke i pyetuar ata në qoftë se fëmijët e tyre do të jenë të gatshëm për të humbur shumë peshë, tu nënshtrohen "Liposuction", apo të veshin uniforma naziste.

Më vonë në një shfaqje televizive të organizuar nga Richard Beut, ai tregon audiencës një fëmijë të zi afro- amerikan, të quajtur OJ, të cilin ai e fitoi në Afrikë nga "shkëmbeje atë" për një iPod U2 të kuq. Ai madje, tregon fotografitë e djalit të mbuluar me bletë, në një kryqëzatë, dhe në një xhakuzi me të rritur në një pozicion 69. Publiku është i tmerruar dhe shërbimet sociale, largojnë fëmijën nga Bruno.

Pas një natë të seksi me Lutz, ata zgjohen dhe e shohin veten të mbërthyer me pranga, të paaftë për tu liruar. Pas shumë peripecive, Bruno dhe Lutz në fund lirohen nga pajisjet e tyre në një stacion të policisë.

Lutz i shpreh dashurinë Brunos, por ky i thotë se nuk e do, kështu që Lutz largohet i pikëlluar.

Pas kësaj, duke vënë re se aktorët më të sukseshëm të Hollywood janë heteroseksualë (duke përmendur Tom Cruise, Kevin Spacey dhe John Travolta), Bruno vendos të gjejë rrugën për tu bërë edhe ai heteroseksual.

Ai vendos të merret me aktivitete vërtet burrërore, të tilla si të bashkohet Gardës Kombëtare, të shkojë për gjueti në Alabama, të mësojë taekëondo.

Tetë muaj më vonë, tani një Bruno heteroseksual, nën pseudonimin "Drejt Dave", drejton një kafaz- luftimi në Arkansas. Aty do të vijë edhe Lutz, i cili e quan Brunon homoseksual. Atëherë një sfidë dyluftimi filon mes dy miqve, e cila do të trasformohet në përqafime dashurie, duke bërë që spektatorët të hedhin sende nga më të ndryshmet në ring.

Filmimi i këtij episosdi kalon në shtypin ndërkombëtar duke e bërë të famshëm Brunon, i cili vendos të martohet me Lutz dhe merr OJ mbrapsh në këmbim për një MacBook Pro.
Bruno regjistroi një këngë bamirësie, me Bono, Elton John, Chris Martin, Snoop Dogg, Sting në Abbey Road Studios.

 
Regjia Larry Charles
Aktorë Sacha Baron Cohen, Gustaf Hammarsten, Clifford Bañagale, Josh Meyers, Bono
Zhanri Komedi
Minutazhi 81 min
Kompania Universal Pictures
Vleresime Nominime: Teen Choice Awards, Costume Designers Guild Awards
Fakte
 
 
 
Cili është kanali juaj i preferuar?