kompania

DIGITALB, filloi transmetimet më 15 Korrik 2004, si një ndër të parat platforma Digitale tokësore në Europë, duke shënuar dhe ndryshimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare, madje edhe në një koncept më të gjerë rajonal, me një larmi programacioni dhe interaktivitet përmes transmetimeve televizive.

Në sajë të zotërimit të teknologjisë më të fundit digitale dhe shkallës së lartë të profesionalizmit të stafit, DIGITALB është kthyer në platformën më popullore në Shqipëri. Kjo, edhe në sajë të mbulimit me sinjal digital tokësor të qyteteve kryesore të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Krujë, Elbasan, Vlorë, Shkodër e duke avancuar gjithnjë e më gjerë, në të gjithë territorin, ç’ka përbën dhe një ndër synimet e afërta kryesorë të Platformës. Nga viti në vit, numri i abonentëve rritet në mënyrë të vazhdueshme…

Në Dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb ndërmerr një ndër investimet më të mëdha në fushën e transmetimeve duke u bërë pjesë e transmetimeve satelitore në mbarë Europën dhe duke qenë e vetmja platformë e re digitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore, njëkohësisht.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DIGITALB ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digitale, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë në rajon e Europë.

Madje, me 20 Dhjetor të vitit 2006 DIGITALB ishte kompania e 3-të (tretë) në botë që nisi zyrtarisht transmetimet me kanalet e tij nëpërmjet teknologjisë më të fundit, DVB-H, me anë të së cilës mund të ndiqet kudondodhesh TV në Celular. Tashmë këto tranmetime menaxhohen nga brand-i i mëvetshëm DIGITALB Mobile.

Gjithashtu, në Dhjetor të vitit 2007 DIGITALB implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digitale; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfekte të mundshme, çdo detaj i figurës. DIGITALB hedh në satelit 6 (gjashte) kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet digital.

Kështu DIGITALB, vazhdon të thyejë një-pas-njëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më e kërkuar në treg, fakt ky i mishëruar në kërkesën gjithnjë e në rritje për të përftuar shërbimet televizive të platformës dhe shtimi i numrit të abonentëve…

Kjo gjë, nxitet nga një fakt shumë i rëndësishëm dhe mjaft domethënës. Përveç perfeksionit në cilësinë e transmetimeve, DIGITALB ka ç’të ofrojë maksimalisht në përmbajtjen e tyre duke siguruar kështu akses dhe absorbim të plotë të produkteve nga audienca e saj…

Platforma DIGITALB përbëhet nga 40 kanale televizivë në Rrjetin TOKËSOR / 57 në SATELIT dhe 3 radio (në të dy rrjetet). 20 prej këtyre kanaleve, janë transmetime tematike të redaktuara nga Departamenti i Programacionit të Platformës dhe përfshijnë gjithë gamën e produkteve televizivë; në Programe për fëmijë dhe të rinj, Muzikë, Dokumentarë, Seriale, Kinema, ku gjithçka është ekskluzive… Pjesa tjetër janë kanale televizivë shqiptarë e ndërkombëtarë që ritransmetohen në platformën DIGITALB me të gjitha të drejtat. Një pjesë e tyre ritransmetohen vetëm në platformën tokësore, një pjesë në atë satelitore dhe disa kanale mund të ndiqen njëherësh në të 2 (dyja) platformat e transmetimit të DIGITALB si dhe në DIGITALB Mobile.

Për fëmijët dhe të rinjtë, DigitAlb ka krijuar 3 kanale tematikë të veçantë që fokusohen në grupmosha të ndryshme: Bang-Bang, Çufo dhe Junior TV. 3 kanale, 24 orë në gjuhën shqipe duke transmetuar një përzgjedhje të programeve më të mira për fëmijë; filma vizatimorë, seriale të animuar dhe filma artistikë. Suksesi i tyre absolut, që përbën dhe një nga investimet më frutdhënës në programacionin e platformës, është dublimi i programeve në gjuhën shqipe dhe falë përparësisë teknologjike, transmetimi i tyre në nje sistem dy-gjuhësh duke bërë të mundur ndjekjen në shqip ose gjuhën origjinale, duke promovuar kështu mësimin e gjuhëve të huaja nga fëmijët, si një shërbim tematik edukativ.

DigitAlb, ofron dy kanale absolutë të promovimit të filmit; Film Hits dhe Film Autor. Filmat kult, kryeveprat e regjisorëve dhe aktorëve më të mëdhenj si dhe klasikët e kinemasë, zënë vend në 24 orë transmetim të Film AUTOR. Ndërsa në Film HITS transmetohen filmat më të suksesshëm të momentit, duke transferuar kinemanë në shtëpitë e të gjithëve falë një bashkëpunimi të suksesshëm e të vazhdueshëm me Universal Pictures, Dream Works, Warner Bros, Tri Star, Paramount, Regency, Walt Disney, etj…

Gjithashtu, katër kanale të tjerë të Platformës DIGITALB plotësojnë gjithë gamën e kinemasë në ekran; Film Thriller, me thrillerat dhe filmat më të realizuar Horror… Film Drame, me Romancat më të mrekullueshme të botës së kinemasë dhe filmat me temë famijlare e sociale… Film Aksion, me fimat aksion të çdo kohe dhe, Film Komedi me komeditë më fantastike të botës së filmit. Gjithsej; 6 (gjashtë) kanale dedikuar kinemasë.

Explorer Shkence, Explorer Histori dhe Explorer Natyre janë 3 kanale të tjerë tematikë që ofrojnë për audiencën e DIGITALB gjithë gamën e prodhimit të dokumentarëve nëpërmjet një pakete komplete dhe, duke kapërcyer çdo limit të së panjohurës falë bashkëpunimeve me gjigandët e prodhimit të dokumentarit: Discovery Communications, National Geographic, Deutsche Welle, New Dominion, Fremantle Media, etj…

Digi+, ofron më të mirat e telenovelave, serialeve e programeve më të suksesshëm të momentit si dhe gjithë nostalgjinë e filmit dhe dokumentarit shqiptar, duke qenë kanali më familjar i platformës DIGITALB.

My Music, kanali tematik i DIGITALB që transmeton 24 orë Hitet më absolute muzikore dhe ofron shërbim interaktiv në audiencë, duke e bërë publikun pjesëmarrës direkt në transmetim. Eshtë kanali më i preferuar i brezit të ri në Shqipëri dhe rajon…

DIGITALB, ka rezervuar një kanal edhe për transmetimin e programeve erotike dhe filmave vetëm për të rritur, Channel X. Mbështeur gjithnjë nga teknologjia më e fundit digitale, aksesi i ndjekjes së këtij kanali është i kushtëzuar nga një kod PIN duke i shndërruar në transmetime më së miri të kontrollueshme ndaj përdorimit të pa-autorizuar prej fëmijëve.

Gama e gjerë e programacionit ekskluziv dhe për më tepër të dubluar në gjuhën shqipe, mbështetur nga teknologjia e fjalës më të fundit në transmetimet televizive digitale, përbën dhe Çelësin e suksesit të menjëhershëm dhe rritjes së vazhdueshme të prezencës në ekranet e të gjithëve, duke e shndërruar DIGITALB në domethënien e televizionit.

DIGITALB
Ne, ecim me hapin e kohës…!