FREK BAND FEC POL MOD
10762 30000 3/5 H 8PSK
10803 27500 3/4 H 8PSK
10845 30000 3/5 H QPSK
10886 30000 3/5 H 8PSK
Digitalb Satelit Zona e mbulimit me sinjal satelitor
Blini Online Abonimet e DIGITALB UnionNet - Western Union Abonohu me EasyPay IPTV

AbonimiAbonimi Satelitor ›Pyetje dhe Përgjigje

  • Paketat e Abonimit

    Informacioni rreth paketave të abonimit jepet në faqen zyrtare në internet të Digitalb e cila është: www.digitalb.al dhe më pas duhet të shkohet në rubrikën Paketat dhe të zgjidhet seksioni ‘Platforma Satelitore’ me nënndarjet përkatëse.

  • Ku mund të shikoj afatin e abonimit

    Do të duhet që të futeni në menunë e Aparatit Satelitor që keni në përdorim dhe në njërën nga nënmenutë e tij jepet informacioni për afatin e abonimit. Për shëmbull mund të shkoni tek Menu / Sistemi CA / Abonimi me kartë, ose direkt Menu / Abonimi me kartë në varësi të llojit të Aparatit Satelitor që keni në përdorim.

  • Si të bëj abonimin

    Mbas blerjes së kartës rimbushëse, do të duhet që të ndiqen udhëzimet e dhëna mbi kartë për aktivizimin e saj.

    a) Gërvisht shiritin gri pas kartës.

    b) Dërgo me SMS: numrin e gërvishtur [hapësirë] numrin e kartës Smart ashtu sic është i shkruajtur mbi kartë

    Në Shqipëri me SMS në numrin 53333

    Jashtë Shqipërisë në numrat: +355662059595 / +355672000567 / +355682049494 / +355692059595 /

    SHEMBULL: 123456789123 01422xxxxxx-x

    Duhet mbajtur parasysh që midis numrit të kartës rimbushëse dhe numrit të kartës Smart duhet vendosur vetëm një hapsirë boshe, si dhe duhet shkruar i plotë numri i Smart Card së bashku me numrin e fundit i cili ndahet nga numrat e tjerë me një vizë në mes.

    Për çdo problem të mundshëm kontaktoni shërbimin e Kujdesit Ndaj Klientit në ndonjërin nga këto numra telefoni: +355 68 20 88888/ +355 69 20 80000/ + 355 4 2273075 ose dërgoni e-mail në adresën: info@digitalb.tv