Dua Lipa po lë pas një vit të jashtëzakonshëm me projekte muzikore, koncerte si dhe çmime të fituara. Këngëtarja përmes llogarisë personale në “Twitter” ka falënderuar të gjithë për një vit kaq të mrekullueshëm. Ajo e ka bërë tradicionale që të sjell disa dhurata për fansat që e kanë shoqëruar gjatë gjithë vitit.

Faleminderit për një vit kaq të mrekullueshëm. Unë mezi besoj se kjo ka ndodhur dhe jam e lumtur që po e ndajë këtë me ju. Si një festë, kam vendosur të sjellë Dualiveries këtë vit dhe të përfshijë disa çmime nga videot dhe shfaqjet e mia”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Source: Tendence