Aktorja Scarlett Johansson i është rrëfyer një punonjësi sekret të revistës “Vogue”. Pyetjes se kë do të donte të puthte sërish në setin e një filmi, ylli i “Avangers: Endgame” u përgjigj se nuk bëhej fjalë për një burrë, por për Penelope Cruz. “Do bëja një xhirim të dytë me të”, tha artistja.

Dy aktoret kanë shkëmbyer një puthje sensuale dhe pasionale në një skenë të “Vicky Cristina Barcelona”, film i vitit 2008 drejtuar nga Woody Allen.

Source: Tendence