Sektori i projekteve të prodhimeve artistike

Aplikimi

Për të gjitha subjektet e interesuara për të aplikuar pranë SPPA, dërgimi i informacioneve të mëposhtme është thelbësor për suksesin e projektit të paraqitur. Hapat që duhen ndjekur që një aplikim të konsiderohet i plotë për t’u trajtuar nga SPPA, janë:

  1. Një kërkesë drejtuar DigitAlb, për financimin/prodhimin e projektit ose blerjen e të drejtave të transmetimit dhe atyre të autorit për produksione të përfunduara. (E detyrueshme)
    1. Plotësimi i formularit A. Ky formular plotësohet vetëm për projekte që kërkojnë financim ose bashkëfinancim me DigitAlb në realizimin e tyre;
    2. Plotësimi i formularit B. Ky formular plotësohet vetëm për produksione të përfunduara që paraqiten për blerjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të transmetimit. (I detyrueshëm)
  2. Plotësimi i formularit të plan buxhetit analitik dhe në zëra të specifikuar, sipas modelit të paraqitur. (I detyrueshëm)
  3. Një sinops i shkurtër i skenarit të projektit, jo më shumë se pesë rreshta. (I detyrueshëm)
  4. Një sinops i gjatë i skenarit, jo më shumë se një faqe. (I detyrueshëm)
  5. Skenari i plotë i projektit. (I detyrueshëm)
  6. Platforma regjisoriale e realizimit të projektit. (E detyrueshme)
  7. Platforma e regjisë televizive/filmike. (E detyrueshme)
  8. Një CV e skenaristit, regjisorit dhe/ose autorëve të tjerë kryesorë të projektit. (E detyrueshme)
  9. Deklarime të skenaristit, regjisorit, autorëve mbi autorësinë e projektit. (Të detyrueshme)
  10. Demo të lokacioneve, skenografisë, kostume, imazhe, njësish pilot, etj. (Jo të detyrueshme, por do të ishin një element i shtuar në vlerësimin pozitiv të kërkesës për realizimin e projektit. Nëse disponohen, duhet të dërgohen të bashkangjitura në email-in e kërkesës.)
  11. Aktmarrëveshje me bashkëpunëtorët në realizimin e projektit. (Të detyrueshme)
  12. Deklarimet e bashkëprodhuesve/burimeve të tjera të financimit të projektit. (Të detyrueshme)
  13. Deklarimet për mënyrën e mbrojtjes së të drejtave të autorëve. (Të detyrueshme)
  14. Informacione të tjera shtesë sipas natyrës së projektit (demo, etj.); ( Jo të detyrueshme, por do të ishin një element i shtuar në vlerësimin pozitiv të kërkesës për realizimin e projektit. Nëse disponohen, duhet të dërgohen të bashkangjitura në email-in e kërkesës )
  15. Deklaratë se asnjë nga elementët e veprës që lidhet me të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me të nuk përfaqësohet nga një agjenci kolektive të drejtave të autorit sipas ligjit nr.9380 datë 28.04.200“ Për të drejtat e autorit dhe të drejtave të lidhura me të”, i ndryshuar.

Formulari A ose Formulari B, si dhe Formulari i Plan Buxhetit, duhet të shkarkohen në këtë faqe dhe me pas të plotësohen sipas zërave të percaktuara.

DOSJA E PLOTE, me të gjitha informacionet e sipërkërkuara (15 dokumentat) dorëzohet me e-mail tek adresa sppa@digitalb.tv.