15 Vjet DigitAlb, 15 Vjet Jetë në Familje!

 

Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve nisi një turne festimesh me ndalesën e parë në qytetin e Korçës. Krahas atmosferës festive në zonën e pedonales, DigitAlb kishte rezervuar për të gjithë abonentët edhe një ofertë speciale të limituar, me dekoderin tokësor dhuratë, si dhe eventet sportive të verës, UEFA Nations League, European Qualifiers, bashkë me ndeshjet e Shqipërisë e Kosovës dhe Copa America, të gjitha këto FALAS me abonim 3 mujor në paketën Familjare.

 

Ishin vogëlushët ata që gëzuan më shumë në këtë festë të DigitAlb me rastin e 15 vjetorit, me muzikë e animatorë, ku nuk munguan edhe të ftuarit të specialë, personazhet e tyre të dashur të Portokallisë, Ledio Lako, Salsano Rrapi dhe Xhemi Shehu.

 

DigitAlb ju pret te festoni fundjavën e ardhshme në ndalesën e radhës në qytetin e Vlorës me të tjera surpriza dhe oferta.