15 vjet DigitAlb

Gjithçka është e mundur me DigitAlb! Vazhdo të ëndërrosh!

Në shesh apo LIVE në DigitAlb, e ndoqët super koncertin?

Festojmë 15 Vjet DigitAlb me dhurata. E kemi pasur shumë të vështirë të përzgjedhim fitues të kësaj dhurate (TV + flyBOX + abonim Premium 1 vit), pasi abonentët tanë që kanë qëndruar prej 15 vitesh me ne janë të shumtë. Të gjithë abonentët e tjerë DigitAlb po i shperblen edhe me SuperOfertën e 15 Vjetorit.

15 Vjet DigitAlb – Dita 2 e festimeve në sheshin Skënderbej.

15 Vjet DigitAlb – Dita 1 e festimeve në sheshin Skënderbej.

DigitAlb ndihmon nismën e blerjes së një inkubatori për bebet prematurë në maternitetin Koço Gliozheni

Bota magjike ku fëmijët argëtohen e të rriturit kthehen në fëmijë. Ju ftojmë të vizitoni ILLUSONARIUM, më 13, 14, 15 Korrik, në sheshin Skënderbej.

15 korriku nuk do të jetë një ditë normale në kryeqytet. Nuk mund të jetë e njëjta pasi platforma televizive që mbledh gjithë shqiptarët shënon plot 15 vjet që nga koha e krijimit të saj.

Një koncert madhështor pritet të organizohet në Sheshin Skënderbej, ku emra të njohur të muzikës shqiptare do të performojnë në skenë, për ta bërë 15 korrikun, një datë të paharrueshme për të gjithë shqiptarët.

“Ramiz Sadiku”, kampion i Super 15, në një turne plot emocione, garë, lot gëzimi dhe eliminimi. “Ramiz Sadiku” triumfoi në finale, falë suksesit minimal që arriti ndaj 2 Korrikut.

Super 15 në sprintin final

DigitAlb dhuron një kënd lojërash për fëmijët

Me mbështetjen e DigitAlb me rastin e 15 Vjetorit, kinemaja verore nga Open Air Tirana në parkun e madh të Liqenit Artificial.

Bang Bang Show, festa e organizuar nga DigitAlb dhe IPKO, dedikuar fëmijëve në Prizren.

Në Shqipëri e Kosovë u luajtën ndeshjet e radhës të turneut Super 15, që përcaktuan ekipet finaliste që do të përballen në finalen e madhe më 23 Qershor, në Tiranë, ku do të përcaktohet edhe fituesi i turneut.

Nisi në Prishtinë turneu Super 15, i organizuar nga DigitAlb dhe IPKO, ku 2 skuadra finaliste do të vijnë më 23 Qershor në finalen e madhe në Tiranë.

Super 15 hyn në fazën finale! Lot gëzimi dhe hidhërimi në sfidat që përcaktuan 8 me të mirat e zonës së Shqiperisë.

DigitAlb & IPKO prezantojnë “Bang Bang Show”, festa dedikuar fëmijëve me rastin e 15 Vjet DigitAlb, të dielën ora 19:00, në Prizren.

“Bang Bang Show”, festa e DigitAlb me fëmijët me rastin e 15 vjetorit në Open Air Tirana te Liqeni Artificial i Tiranës, me pjesëmarrjen e artistëve të cirkut, personazheve më të dashur për fëmijët, yjet e “The Voice Kids”, me muzikë, lojëra e dhurata.

“Unë Besoj…”, çdo të diel ora 20:15, në kanalin T-HD.

Speciale e përgatitur nga SuperSport. U mbyll faza e parë e Super 15, turneut me rastin e 15 Vjet DigitAlb..

Fëmijët e “The Voice Kids”, të ftuar në emisionin #TAG në My Music dhe të shtunën më 8 Qershor do të jenë pjesë e “Bang Bang Show”, festës së DigitAlb dedikuar fëmijëve, ora 19:30, te Liqeni Artificial, në Tiranë.

Si funksionon puna në DigitAlb? Këta nxënës kureshtarë të kolegjit “Turgut Ozal” erdhën falë DigitAlb Field Trips dhe panë gjithçka nga afër.

Bang Bang Show. Hey fëmijë, kjo festë e madhe është vetëm për ju. Argëtim, lojëra e surpriza. Ju presim më 8 Qershor, ora 19:30, te Liqeni Artificial, Tiranë.

“Unë Besoj…” një nga frazat e Dritan Hoxhës shqiptuar në një nga takimet më të rëndësishme të vitit 2004, kur vendosej fati i digjitalit në Shqipëri, është fija që lidh 5 seritë e dokumentarit me të njëjti titull që do të transmetohet së shpejti në Digitalb.

Përmes zërit e dëshmive të personaliteteve të spikatura të kombit, artit, gazetarisë e televizionit, ky serial na merr me vete për të rivizituar rrugën që bëri Shqipëria digjitale përmes Digitalb-it për të ardhur deri këtu.

Një risi teknologjike edhe për Europën, e para në rajon, Digitalb transformoi kombin, bashkoi shqiptarët, unifikoi gjuhën, zhduku kufinjtë shtetërorë mes shqiptarëve, transformoi mënyrën si bëhej televizioni e si shihej televizor, ndryshoi rrënjësisht pasionin për sportin dhe i dha dashurisë për kombëtaren jo vetëm një himn kuq-e-zi, por dhe përmasat e festave në arena madhështore.

Me zërin e mbi 100 personaliteteve tregohet historia e 15 Viteve të Digitalb dhe impaktin që pati ai tek Shqiptarët anë e kënd Globit.

Me Autorë Koloreto Cukalin dhe Denis Dyrnjaja, dhe Producent Ekzekutiv Ledion Liçon, nga kjo e Dielë 9 Qershor, ora 20.15 në T, Digitalb

DigitAlb mbylli turin e festimeve të 15 vjetorit në qytetet e vendit me ndalesën e fundit në Shkodër dhe së shpejti festa e madhe në Tiranë!

Super 15-Tirane. Turneu i Super 15 vijoi me ekipet e Tiranës, ku u zhvilluan 10 ndeshje! Në finale u kualifikuan: 1-Vora, 2-Ilir Viking, 3-Arena, 4-FC Kinostudio, 5-Iliria, 6-Farka, 7-Lionisi, 8-Ali Demi, 9-O.J Kombinati dhe 10-ATL.Tirana.

Super 15-Durres. Turneu vijoi në Durrës, ku finalja do të jetë mes Teutës dhe Durrësi 04, me të parët që mposhtën Shqiponjën 3-0 dhe Durrësi 04 që fitoi 2-0 ndaj Teuta B.

Super 15-Fier. Pas Elbasanit, turneu “Super 15” vijoi në Fier, aty ku 15-vjeçarët e Lushnjës fituan 1-0 ndaj Flamurtarit, ndërsa Apolonia u imponua 4-0 ndaj Murialdo, me ekipet fituese që vazhdojnë rrugëtimin drejt fazës finale.

Super 15-Elbasan. Ka nisur rrugëtimin nga Elbasani, turneu “Super 15”, ku marrin pjesë 66 skuadra të 15-vjeçarëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Fillimisht në Elbasan me 4 ekipe të këtij rajoni, ku Deand fitoi 2-0 ndaj Fushë-Mbretit, ndërsa Pepa triumfoi me të njëjtin rezultat ndaj Elbasanit.

Gazetari i SuperSport, Elvis Rexha i ftuar në #TAG me Elona Duron në My Music për të folur për Super 15, turneu i futbollit i organizuar me rastin e 15 Vjet DigitAlb, më 1-23 Qershor me pjesëmarrjen e ekipeve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.

Unë besoj. Së shpejti!

Super 15, turneu i futbollit që bën bashkë trevat shqiptare. Ekipe të kësaj grupmoshe në garë për të fituar turneun me rastin e 15 Vjet DigitAlb. Elvis Rexha dhe Vilma Masha, të ftuar në “Wake Up”, në Top Channel.

Super 15, turneu futbollit i dedikuar për 15 Vjetorin e DigitAlb.

Muzikë, argëtim pa fund për fëmijët dhe foto me aktorët e dashur të Portokallisë. DigitAlb vazhdoi turin e festimeve të 15 vjetorit me ndalesën e radhës në qytetin e Vlorës me një organizim që nisi që në orët e para të së dielës dhe kulmoi pasdite në “Lungo Mare”…

DigitAlb Field Trips solli në shtëpinë tonë nxënësit e shkollës “Arsakeio e Tiranës”

DigitAlb vazhdon turin e festimeve me rastin e 15 vjetorit dhe do të ndalet këtë të diel në qytetin e Vlorës. Sërish nuk do të mungojnë dhuratat me ofertën speciale, atmosfera festive me muzikë e animatorë për fëmijët, si dhe të ftuarit nga Portokalli.

15 Vjet DigitAlb, 15 Vjet Jetë në Familje! Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve nisi një turne festimesh me ndalesën e parë në qytetin e Korçës….

DigitAlb…15 Vjet në 2 minuta! DigitAlb ka prezantuar promon “15 Vjet në Familje”. Në vetëm dy minuta tregohet historia e një familjeje normale shqiptare që jeton me DigitAlb prej 15 Korrikut 2004 deri më sot. Në një plan sekuencë brenda pak çasteve shihet se si jeta e dy njerëzve, brenda një shtëpie ndryshon në 15 vite. Video që të emocionon që në shikimin e parë ka bërë jo pak shikues kuriozë se si është realizuar.

E ku ka më bukur! Shumë kureshtarë për të parë nga afër shtëpinë e DigitAlb, këta nxënës të American School of Kosova erdhën nga Prishtina në Tiranë falë DigitAlb Field Trips.

 

American School of Kosova, shkolla e parë private në Kosovë dhe njëkohësisht e vetmja amerikane në vend, u themelua më 2003, me një mision që tanimë ka bërë histori në sistemin edukativo-arsimor në vend – ‘Së bashku, duke arsimuar liderët e së nesërmes, për një të ardhme më të mirë.’

 

Ky mision tashmë 15 vjeçar i American School of Kosova, sa po vjen e jetësohet me sukseset e vazhdueshme të nxënësve të saj ndër vite. Përgjatë 15 viteve, American School of Kosova arriti të bëhet e vetmja zgjedhje jo vetëm për familjet kosovare, por edhe ato ndërkombëtare në Kosovë.

Sa të lezetshëm. Këta bukuroshë të vegjël janë nxënës të klasës së parë të shkollës Metronomi School Tirana dhe vizituan nga afër shtëpinë e DigitAlb. Për ta bërë edhe më të bukur këtë eksperiencë unike, vogëlushët ishin të ftuar në emisionin #TAG në My Music me Elona Duron, ku kënduan e recituan këngët e vjershat që kanë mësuar në shkollë.

 

Metronomi School Tirana operon si Shkollë e Përgjithshme prej më shumë se 10 vitesh, në bazë të programit të Minisrisë së Arsimit dhe Sportit, me drejtim artistik. Në ambjente tejet të veçanta, përpos mësimit të përgjithshëm, Metronomi ofron klasa të aktrimit, baletit, pianos, kantos, etj.

Nga Struga në Tiranë, artistët e vegjël të Teatrit Poshka erdhën dhe vizituan nga afër shtëpinë e DigitAlb, ku ishin edhe të ftuar specialë në emisionin #TAG në My Music me Elona Duron dhe Xhesika Trolën.

 

Teatri Poshka, i vetmi në Strugë, është themeluar në vitin 2007 nga Olsa dhe Xhelo Poshka. Në 6 vitet e fundit, ky teatër ka organizuar festivalin ndërkombëtar artistik “K’tu Fest” me president nderi, aktorin e njohur Robert Ndrenika. DigitAlb ka fituar në edicionin e dytë të “K’tu Fest” çmimin “Ars Gratia Artis” me motivacionin “Ngritje të Vetëdijes Kombëtare dhe Bashkim të Shqiptarëve”.

Foto – Galeri

Me mbështetjen e DigitAlb, konferenca me temë: “Ismail Qemali, jeta dhe vepra”

15 Vjet DigitAlb-Festa në Vlorë

15 Vjet DigitAlb-Festa në Korçë

Në punë me mamin/babin

DigitAlb Field Trips – American School of Kosova

Shkolla Ernest Koliqi

DigitAlb Field Trips-Shkolla Luigj Gurakuqi

DigitAlb Field Trips-Shkolla Metronomi

DigitAlb Field Trips-Teatri Poshka

DigitAlb Field Trips-Albanian College Tirana

Evente

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin