“TV Asahi” po realizon një serial “remake” të “24”, parashikuar të transmetohet në vitin 2020. Sipas medies, kanali televiziv japonez ka negociuar me “Fox” për rreth dy vjet.

Seriali japonez “24” do të jetë një ribërje e sezonit të parë të atij origjinal, përshtatur me kulturën vendase. Ngjarja do të përqendrohet te disa terroristë që kanë vënë në shënjestër kryeministrin japonez.

“24” kishte 24 episode për sezon dhe secila prej tyre tregonte një orë nga jeta e Jack Bauer, interpretuar nga Kiefer Sutherland. Me sezonin 8, u bë seriali më i gjatë “spy-drama” televiziv amerikan në histori.

Source: Televizion