Jennifer Lopez zbuloi se do ta festojë 50-vjetorin e lindjes përmes një turneu. Por, mundësinë për ta parë do ta kenë vetëm fansat brenda SHBA-së, pasi koncertet nuk do të realizohen jashtë kufijve amerikanë.

“Ditëlindja ime është në korrik, kështu që këtë verë kam vendosur të bëjë diçka të madhe për ta festuar, një festë speciale me fansat e mi”, deklaroi JLo.

Këngëtarja e bëri njoftimin ndërsa ishte e ftuar në emisionin e Ellen DeGeneres, ku tha se gjithsej do të jenë 28 koncerte: “Janë vetëm disa show, që do të zhvillohen në qershor dhe korrik”.

Source: Tendence