Një ekran i ekzagjeruar 98 polsh, me rezolucion 8K. Po ashtu edhe çmimi, 80.000 euro. Ky është “Sony ZG9”, i pari model televizori 8K i kompanisë dhe fitues i çmimit “CES 2019”. Ndërsa një model i dytë 85 polsh pritet të kushtojë 17.000 euro.

“Sony” flet për një algoritëm ekskluziv. Sipas kompanisë, ZG9 do të jetë në gjendje të optimizojë në kohë reale të gjitha përmbajtjet, sidomos ato me rezolucion 4K e Full HD.

Sektori audio prezanton revolucionin e teknologjisë “Acoustic Surface Audio”, i cili shfrytëzon katër altoparlantët e përparmë. Ndërsa për pjesën e videos mbështetet te Dolby Atmos e Dolby Vision.

Pjesa multimediale i është besuar Android TV. “Sony ZG9” do të përshtatet edhe me “AirPlay 2”, për të riprodhuar në ekran përmbajtjet e një iPhone ose iPad.

Source: Teknologji