Skenarist, producent dhe për herë të parë edhe regjisor për “A Star Is Born”, Bradley Cooper pati një eksperiencë të jashtëzakonshme në karrierë, por nuk ishte dhe aq e vendosur prania e tij si aktor kryesor.

Interpretimi i Cooper në rolin e Jackson Maine, ylli i muzikës kauntri, ka marrë vlerësime shumë pozitive dhe çmimet e para në eventet kinematografike. Por, vetë aktori nuk ishte i bindur dhe ka qenë Clint Eastwod, i cili fillimisht ishte angazhuar për regjinë e filmit, që e bindi të merrte përsipër këtë projekt, që doli shumë i suksesshëm.

Por, edhe Lady Gaga nuk ishte zgjedhja e parë. Në fillim, ishte menduar për Beyonce, por filmi u shty për disa kohë që t’i jepte mundësi këngëtares të përfundonte shtatzëninë. Një vit më pas, Eastwood hoqi dorë dhe kohë më vonë filmin e mori në dorë Cooper.

“A Star Is Born”, i cili e pati premierën në Festivalin e Filmit në Venecia, ka arkëtuar deri tani rreth 400 milionë dollarë.

Source: Televizion