Në Hollywood rriten ethet e “Oscar”-it për “A star is born”, filmi me protagonistë Lady Gaga e Bradley Cooper, që është edhe regjisor. Bastvënësit e kanë nxjerrë si një ndër titujt kryesorë.

Filmi ka arritur deri tani në SHBA arkëtime rreth 44 milionë dollarë, një rezultat i mirë krahasuar me 80 të “Venom”. Ndërsa kolona zanore mund të arrijë në klasifikime me një parashikim prej 200 mijë kopjesh të shitura mes CD, download e streaming.

“Ishte një kombinim perfekt i eventeve: doja të rrëfeja një histori dashurie, e dija që doja të drejtoja një film dhe kur mendova për këtë histori thashë me vete: “Është një minierë që mund ta rindërtojmë”. Kisha nevojë për një nimfë njerëzore dhe erdhi ajo”, deklaroi Cooper.

Ndërsa Gaga e konsideroi eksperiencën si të ngjisje malin Everest: “Kur ngjit Everestin nuk e di se sa oksigjen të mbetet, apo nëse do të përballesh me ndonjë stuhi. Gjatë xhirimeve, ecnim 10 hapa përpara dhe më pas bënim 20 mbrapa. Kurajën për të ecur përpara e gjen nga personi me të cilin punon. E kemi mbështetur njëri-tjetrin dhe kemi pasur një trup xhirimi të jashtëzakonshëm”.

Source: Televizion