Pas lançimit të serialit nga marka e saj dixhitale, “Localish”, ekskluzivisht në “Facebook Watch”, “ABC”-ja ka vendosur jo vetëm që të trefishojë përmbajtjet digjitale, por dhe të gjejë një shtëpi për të përtej gjigantit të medies sociale.

Rrjeti televiziv njoftoi se do ta zgjerojë “Localish” me tre seriale të reja të shkurtra, “Secretly Awesome”, “My Go-To” dhe “Worth the Wait”, të cilat do të jepen në “localish.com” dhe platformat “ABC” së bashku me serinë origjinale “More in Common”, e cila deri tani ka pasur mbi 9 milionë shikime gjatë kohës që u transmetua në “Facebook Watch”.

“ABC” e përshkruan “Localish” si një “markë të re të medies digjitale që nxjerr të mirën e qyteteve amerikane përmes burimeve lokale, me histori kombëtare”. Pjesa më e madhe e përmbajtjes së saj përqendrohet në disa aspekte të jetesës së përditshme.

Serialet e reja do të transmetohen në platformat e “ABC”, po ashtu edhe në iOS e Android, si dhe në platformat OTT, duke përfshirë “Roku”, “AppleTV”, “Amazon FireTV”.

“ABC”-ja është kujdesur që dhe divizioni informativ “ABC News” të jetë më aktiv online. Në bashkëpunim me “Facebook Watch”, është lançuar “On Location,” një emision informativ lajmesh për gjeneratën mobile.

Source: Teknologji