Aktorja e famshme Selma Blair edhe një herë tjetër është e treguar e hapur për të folur rreth sëmundjes së saj të sklerozës me të cilën u diagnostikua vitin e kaluar. Pak pas lindjes së djalit, 47-vjeçarja u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë ndërkohë që gjendja e saj momentalisht është duke u përkeqësuar.

 

Me anë të një postimi të bërë në rrjetin social Instagram, ylli i “Cruel Intentions” u shpreh se do të donte të bëhej pak më mirë aq sa të mund të kalëronte edhe një herë. Selma tashmë shoqërohet gjithmonë nga trajneri i saj i cili e ndihmon që të ecë dhe ka probleme me të folurën.

Source: Tendence