Aktorja e famshme Rita Wilson zbuloi për herë të parë se gjyshja e saj ka origjinë çame dhe është arratisur nga malet gjatë luftës. 62-vjeçarja është martuar në vitin 1988 me aktorin Tom Hanks, me të cilin ka dy fëmijë, Chet Hanks dhe Truman Theodore Hanks.

Nëna ime. Ajo e humbi babanë kur ishte 4 vjeç dhe jetoi në fshatin e saj në kufij mes Greqisë dhe Shqipërisë. Kur gjatë luftës gjërat u bënë serioze, nëna e saj vendosi të arratisej nga fshati mes malit që ndante dy shtetet. Nëna ime u detyrua ta bënte këtë gjë, të ecte mes natës nëpër mal, e rrezikuar nga momenti në moment që të vritej e të humbte çdo gjë. Çfarë guximi që kishte?!

Njësoj si mamaja ime. Ajo ishte e qeshur, e lezetshme dhe na bënte të qeshnim me shakatë e saj. Kurrë s`mësoi të ngiste biçikletën apo të notonte, gatuante për ne, na lante rrobat, na donte. Thurte çdo gjë me dorë. Edhe një fetë buke me gjalpë, një vezë e skuqur apo një sandviç shijonte më shumë nga duart e saj. Më mungon shumë”, shkruan Rita në dedikimin për gjyshen.

Source: Tendence