AMA do të ndezë sërish transmetimin analog. Kjo është bërë e ditur nga kreu i AMA, Gentian Sala.

Sala bëri me dije se sinjali analog do të fiket më 15 janar 2019, duke u dhënë afat qytetarëve për pajisjen me dekoderë.

“Ne mendojmë që gjëja më e mirë është të shtyhet ky proces. Nuk ka të humbur nga ky proces. Qytetarët që kanë blerë dekoderat mund të shikojnë më shumë kanale dhe qytetarët që nuk i kanë blerë do kenë më shumë kohë për të blerë dekoderat. Kjo nuk do të thotë rindezjen e transmetimeve dixhitale të paautorizuara, do të thotë rindezje e transmetimeve analoge të licencuara nga Autoriteti i Mediave”.

Source: Teknologji