“Amazon” tashmë është numri një. Në klasifikimin e përvitshëm “BrandZ Top 100”, ku kompanitë klasifikohen sipas markës, la pas “Google”, që vjet ishte në majë dhe tani ka zbritur në vendin e tretë.

“Amazon” ka bërë përpara falë blerjeve të reja dhe zgjerimit, duke propozuar shërbime të reja, mes tyre edhe televizioni e kinematografia.

“Google” humbi dy pozicione, pavarësisht se vlera e saj është rritur me 2%. Mirë ka ecur edhe “Apple”, në vendin e dytë, me një rritje prej 3% nga viti 2018. Edhe “Netflix” ka pasur një ecuri të mirë, duke u rritur me 25%, dhe pozicionohet në vendin e 34-t.

Source: Teknologji