Lançimi i shërbimit streaming të “Apple” është parashikuar për këtë vit, përmes së cilës kompania synon të konkurrojë kolosë si “Netflix” dhe “Amazon Prime”. Kompania amerikane firmosi një akord me atë të regjisorit Ron Howard, e specializuar për dokumentarë.

“Imagine Documentaries”, e Brian Grazer dhe Ron Howard, në vitet e fundit ka realizuar dokumentarë të frymëzuar nga artistë dhe grupe, si “The Beatles: Eight Days A Week”, “Jay-Z Made in America” dhe “Kate Perry: Part of Me”.

Nuk është hera e parë që “Apple” nënshkruan marrëveshje të këtij tipi. Ka arritur të marrë një sërë dokumentarësh muzikorë, shumica e të cilëve të përqendruar te bota e hip hopit, të disponueshme në “Apple Music”. Në shtator bëri të vetën “The Elephant Queen”, që pritet të projektohet gjatë këtij muaji në “Sundance Film Festival”.

Source: Teknologji