“Apple” ka në program që më 25 mars të lançojë një shërbim informativ me abonim, një lloj “Netflix”-i lajmesh, që do të ofrojë akses për artikujt, përmes një abonimi mujor. Sipas “BuzzFeed News”, prezantimi do të bëhet në “Steve Jobs Theater”, në selinë e kompanisë, në Kaliforni.

Shërbimi informativ do të përqendrohet edhe te lajmet dedikuar filmave dhe serialeve televizivë.

Sipas medies, lançimi mund të krijojë konflikte mes “Apple” dhe editorëve, pasi kompania kërkon të mbajë gjysmën e prurjeve të përgjithshme të abonimit për përdorues.

Source: Teknologji