“Apple” po punon për të lançuar platformën e vet streaming, gjatë kësaj vere. Sipas medies, prezantimi pritet të bëhet më 25 mars, me disa të ftuar specialë, si Jennifer Aniston, Reese Witherspoon e JJ Abrams.

“Bloomberg” shkruan se gjatë këtyre muajve, “Apple” ka prodhuar një sërë projektesh origjinale, që do të debutojnë së bashku me platformën, me një investim prej rreth 1 miliard dollarësh.

Shërbimi është parashikuar të jetë një konkurrues i “Netflix” e “Amazon Prime Video”. Ndërsa mendohet që disa prodhime do të jenë falas për përdoruesit e iPhone, iPad e Apple TV.

Më 25 mars pritet të prezantohet edhe versioni me abonim i “Apple News”.

Source: Teknologji