Beteja për “Academy Awards” do të zhvillohet përmes “streaming on demand”. “New York Post” shkruan se “AppleTV+” dëshiron të arrijë në “Oscar” përpara “Netflix” dhë për ta bërë këtë do të nisë produksionin e gjashtë filmave në vit.

Bëhet fjalë për projekte me buxhet jo shumë të lartë, të gjitha në gjendje për të konkurruar në “Academy Awards”, nga 5 në 30 milionë dollarë.

Kompania ka nisur bisedimet me regjisorë dhe producentë të njohur, duke studiuar së bashku disa strategji për të realizuar projektet e synuara dhe në kohë për të garuar për sezonin e çmimeve më prestigjioze të kinemasë.

Source: Televizion