“Apple” po punon për platformën e vet streaming që do t’u propozojë shikuesve edhe prodhime falas. Shërbimi pritet të jetë gati në vitin 2019.

“Apple” ka ecur shumë për realizimin e platformës për të shpërndarë programe video në streaming. Sipas “CNBC”, shoqëria është duke punuar me përmbajtjet origjinale dhe po arrin akorde me disa shtëpi të rëndësishme prodhimi në sektorin kinematografik.

Shikuesit mund të kenë akses për shërbimin përmes aparateve “Apple”, përmes aplikacioni TV, që duhet ta kenë të instaluar, pa pasur nevojë të shkarkojnë aplikacione të tjera.

Platforma streaming synon të propozojë edhe prodhime origjinale falas, vetëm për ata që kanë pajisje “Apple”, duke hyrë në treg si një konkurrent i formë ndaj “Netflix” dhe “Amazon”.

Source: Teknologji