Muzikë, argëtim pa fund për fëmijët dhe foto me aktorët e dashur të Portokallisë. DigitAlb vazhdoi turin e festimeve të 15 vjetorit me ndalesën e radhës në qytetin e Vlorës me një organizim që nisi që në orët e para të së dielës dhe kulmoi pasdite në “Lungo Mare”. Facepainting për vogëlushët, lojëra me tollumbace, personazhet Masha dhe Ariu, por nuk munguan edhe surprizat sepse nuk mund të ketë festë pa dhurata. E tillë ishte oferta speciale e DigitAlb me dekoderin tokësor dhuratë plus eventet sportive të verës falas, vetëm duke bërë një abonim 3 mujor. Festa vazhdon dhe DigitAlb ju pret të dielën e ardhshme, më 2 Qershor, në qytetin e Shkodrës.