“Avengers: Infinity War“ kalon “Titanic” në arkëtimet brenda SHBA-së, e të gjitha kohërave, tani që përfundoi edhe shfaqjen nëpër kinematë amerikane. “Infinity War” nuk zhgënjeu pasi edhe kritika dhe audienca pëlqeu punën e regjisorëve Joe dhe Anthony Russo. Në të gjithë botën ky film ka arritur shifrën e 2 miliardë dollarëve arkëtime, duke u bërë filmi i katërt në histori.

Sipas “Box Office Mojo”, Infinity War ka arkëtuar brenda SHBA-së 678.8 milionë dollarë, rreth 20 milionë më shumë se filmi i regjisorit James Cameron. Në të gjithë historinë, “Avengers: Infinity War“ renditet në vend të katërt, pas “Star Wars: The Force Awakens”, “Avatar” dhe “Black Panther”.

Source: Televizion