Pas akordit të arritur, tani “20th Century Fox” është zyrtarisht pjesë e “Walt Disney”. Kishte disa arsye që pakti të kishte kuptim për “Disney”, përfshi edhe marrjen e të drejtave të disa personazheve ikonë “Marvel”, për t’i përdorur në të ardhmen.

Nuk është vetëm pagesa prej 71 miliardë dollarësh, por arsyeja e vërtetë është “Disney+”. Shërbimi i ri streaming është prioritet për kompaninë. Diskutimet mes administratorit të përgjithshëm të “Disney”, Bob Iger, dhe magnatit Rupert Murdoch të “Fox” nisën pak pasi “Disney” mori “BAMTech”, një shoqëri e specializuar në platformat streaming.

Katalogu “Disney+” do të përfshijë filmat klasikë të animuar, live-action dhe filmat “Pixar”, serialet origjinale si “Book of Emchantment”, si dhe koleksionin komplet të “Star Wars” dhe gjithë filmat “Marvel”. Nuk do të mungojnë as titujt e “Fox”.

Source: Teknologji