“Netflix“ do të prodhojë një serial live-action i bazuar në “Avatar: The Last Airbender”, saga e famshme e animuar e “Nickelodeon”, në bashkëpunim me krijuesit e sagës origjinale Michael DiMartino dhe Bryan Konietzko, të cilët do të jenë skenaristet dhe producentët ekzekutivë të projektit të ri, që do të jetë në dispozicion në streaming së shpejti. Xhirimet do të nisin në vitin 2019 dhe në javët në vijim priten edhe detaje të reja rreth këtij filmi.

Source: Televizion