Lajmet e reja rreth “Avengers 4” vijnë në internet falë marketingut te filmit. Janë lodra të frymëzuara nga heronjtë e sagës “Avengers” duke zbuluar kostume shumë të ndryshme sesa në të kaluarën për Thor dhe Rocket Raccoon. Siç e shohim, kutia e lojës në fjalë tregon Thor dhe Rocket veshur me kostume futuristike. Veshja përfshin logon “Avengers” të shtypura në anën e majtë të gjoksit, që do të thotë se kostume vijnë nga Tony Stark.

Është e mundshme që për “Avengers” të ketë aventura në hapësirë. Mbase ardhja e Captain Marvel mund t’i tërheqë ato në një aventurë kozmike të çmendur në kërkim të Thanos dhe kjo teori do të shpjegonte kostumet e reja.

Source: Televizion