Që nga momenti i parë në “E3 2019”, vëmendja ndaj “Avengers” të “Marvel” është rritur me një shpejtësi marramendëse, edhe prej mbylljes së Fazës 3 të universit kinematografik dhe perspektivës për mos të parë një film tjetër me Vigjiluesit për shumë kohë. Dhe videolojërat janë një mënyrë e mirë për të mbushur këtë boshllëk.

Projekti i ri i “Square Enix” shfrytëzoi talentin e Crystal Dynamics (autorë të “Tomb Raider”), për të treguar një histori të re të frymëzuar nga heronjve e animuar të “Marvel”, por që nuk ka lidhje me atë që është parë deri tani në ekranin e madh.

“Marvel’s Avengers” është një lojë aksion në vetën e tretë që vihet në rolin e pesë Avengers-vë origjinalë: Captain America, Hulk, Iron Man, Thor e Black Widow. Është një aventurë e bazuar në një histori në stilin kinematografik, që, për momentin, mundëson përballimin e misioneve single-player të quajtura “Hero Missions”.

Source: Televizion