Një prej regjisorëve të “Avengers: Endgame”, Joe Russo, zbuloi së fundi se cili ishte Vigjiluesi më i vështirë për ta sjellë para ekranit.

Russo foli me “Men’s Journal” për një artikull lidhur me Chris Evans dhe tha se Captain America siç e solli ai është një ndër rolet më të vështirë që mund t’i kërkohet një aktori për ta aktruar.

“Interpreton një personazh që është personifikim i integritetit dhe forcës morale dhe Evans arrin të bëjë gjithçka, duke e nxjerrë si kompleks dhe interesant pjesën në të njëjtën kohën. Është vërtet shumë e vështirë”.

Nga ana e tij, Chris Evans tha për karakterin e Steve Rogers: “Kur interpreton një personazh për shumë kohë arrin një pikë që heq paralelizma mes asaj që kalon karakteri dhe asaj që po kalon ti. Nis të shikosh konfliktet e tua të brendshme dhe rrethanat e jetës përmes syve të dikujt që mund ta përballojë situatën më mirë se ty”.

Source: Televizion