Babai i Meghan Markle, Thomas ka marrë ‘kërcënime me vdekje’, raporton “Daily Mail”. 74-vjeçari ka marrë një sërë kërcënimesh për jetën e tij nga Jose Sandoval, ish i dashuri i një prej shoqeve të tij më të ngushta. Sandoval thuhet se ka mban nën presion ish të dashurën Lori Davis, 38 vjeçe dhe vajzën e saj 11-vjeçare Jocelyn. Raportohet se ai ka shkuar në shtëpinë e Markle në Rosarito Beach të Meksikës dhe i ka thënë: “Do të vras!”, por Sandoval i ka mohuar pretendimet. Davis u njoh me babain e Meghan përmes një miku të përbashkët kur jetonin në të njëjtin komunitet. Ajo u akuzua nga Jose se ishte e dashura e Markle pasi çifti u fotografua në një restorant italian.

Source: Tendence