Batman do të ketë yllin e tij përgjatë të famshmes Walk of Fame në Hollywood. Mes emrave që do të nderohen shfaqet edhe ai i superheroit të DC përkrahë fituesve të famshëm të çmimeve “Oscar”, Julia Roberts dhe Spike Lee.

Vin di Bona, menaxheri i përzgjedhjes që merret me Walk of Fame shpjegoi:”Zgjedhjet e këtij viti kanë qenë unike. Vlerësuam talentin e 35 artistëve që kanë lënë shenjë këtu në Hollywood”.

Source: Televizion