Filmi i ri mbi Batman, me Robert Pattinson në rolin kryesor, që pritet të dalë më 25 qershor 2021, po merr formë pak nga pak. Vijnë lajme edhe për personazhin negativ.

Në media flitet se Matt Reeves dëshiron të rilançojë personazhe si Enigmisti, Pinguini, Catwoman e Firefly. Madje kanë dalë edhe zëra për dy të tjerë, duke e çuar numrin e personazheve negativë në gjashtë.

Reeves është në kërkim të një aktori të moshës 30-40 vjeç, ideal për të interpretuar ish-prokurorin e Gotham City. Nuk dihet etnia e personazhit, kështu që opsionet janë të shumta.

Source: Televizion