Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian arritën një akord të rëndësishëm, mbi të drejtën e autorit për programet radiotelevizive.

Synimi i akordit është lehtësimi i transmetimeve online dhe i programeve kombëtare, në mënyrë që një person të shikojë programet televizive të kombit të vet edhe kur ndodhet jashtë.

Në këtë mënyrë po shkohet drejt një tregu unik dixhital, që u mundëson qytetarëve europianë të shikojnë përmbajtjet televizive në cilindo shtet europian që ndodhen.

Source: Teknologji