Bashkimi Europian aprovoi direktivën e re për transmetimet audiovizive, që nga tutela për minorenët deri te përmbajtja europiane në platformat streaming si “Netflix” e “Amazon Prime Video”.

Lidhur me këtë të fundit, në zonën e BE-së shërbimet streaming do të jenë të detyruara t’u propozojnë shikuesve të tyre të paktën 30% të përmbajtjeve europiane.

“Shtetet anëtare të BE-së mund të detyrojnë ofruesit e shërbimeve të kontribuojnë në fondet kombëtare audiovizuale, bazuar në fitimet e krijuara nga shërbimet audiovizive që ofrohen dhe drejtohen në territorin e tyre”, -specifikon direktivën. Pra, nëse një shërbim streaming francez propozon prodhimin e vet të realizuar në Itali, kjo e fundit mund të kërkojë të kontribuojë në fondet italiane.

Detyrimi për më shumë hapësirë për prodhimet europiane vlen edhe për televizionet tradicionale, të cilat duhet t’u dedikojnë atyre 10% të kohës së transmetimit.

Source: Teknologji