Dwayne “The Rock” Johnson foli për personazhin e tij Black Adam, armiku i Shazam, interpretuar nga Zachary Levi.

Pavarësisht se “Shazam!” nuk bëri namin në arkëtime, duke parë buxhetin dhe kritikat pozitive, filmi i David F. Sandberg ishte një sukses i “DC Films” dhe “Warner Bros”, aq sa po flitet për një kapitull vijues.

“Black Adam ka të njëjtat fuqi si ato të Supermanit, ja pse është kaq interesant dhe ekzaltues”, -deklaroi The Rock, duke lënë të kuptohet se personazhi do të ketë një fuqi të jashtëzakonshme, e barabartë me ato të një prej superheronjve më të fuqishëm të universit DC.

Source: Televizion