Ish-seks simboli dhe aktorja e famshme, Brigitte Bardot po përballet me ndjekje penale për nxitje të urrejtjes racore pasi e quajti “të degjeneruar” popullin francez nga Reunion Island. 84-vjeçarja tha se ishte e zemëruar që shumë prej atyre që jetonin në territorin e huaj në Oqeanin Indian ishin të egër ndaj kafshëve.

“Vendasit kanë ruajtur instinktet e tyre të egra,” shkroi Miss Bardot në një letër të hapur drejtuar guvernatorëve lokalë në ishull, që ka një popullsi prej pothuajse 1 milion. Ajo ishte veçanërisht e zemëruar me indianët për sakrifikimin e dhive dhe tha se ata në “ishujt e demonizuar” ishin gjithashtu mizorë ndaj maceve dhe qenve.

Source: Tendence