Në “Avengers: Endgame”, Captain America interpretohej nga Chris Evans, i cili u tërhoq, duke ia lënë stafetën Hawkeye. Aktori që do t’i japë imazhin personazhit, Anthony Mackie, foli për përgjegjësinë e marrjes së këtij roli, duke theksuar se gjithsesi nuk do të jetë versioni me ngjyrë i Steve Rogers.

“Më pëlqen Chris. Është një Captain fantastik. Besoj se shumë njerëz kanë bërë atë që ai arriti të bënte me atë personazh në cilindo univers kinematografik apo grup filmash. Ta trashëgosh, të marrësh këtë rol është një përgjegjësi dhe një sfidë e madhe. Mendoj se janë të shumtë ata që presin që unë të jem Chris Evans në të njëjtin kostum, por me ngjyrë. Dhe kjo nuk ka për të ndodhur”, -tha Mackie.

Ende nuk dihen planet për të ardhmen e MCU pas “Spider-Man: Far from home”, që do të jetë filmi përmbyllës i Fazës 3, që pritet të dalë në kinema më 10 korrik.

Source: Televizion