Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

Shtyhet me një muaj fikja e sinjalit analog

Autoriteti i Medieve Audiovizive vendosi që të shtyjë me 30 ditë fikjen e sinjalit analog për Tiranën, Durrësin dhe Vlorën, nga data 1 shtator siç ishte përcaktuar. Kryetari i AMA-s, Gentian Sala deklaroi në një deklaratë përpara medieve se mbyllja e sinjalit analog për këto qytete do të bëhet në datën 1 tetor. Sipas Salës, vendimi u mor pas një sondazhi të bërë, ku rezultoi se shumica e shqiptarëve vijojnë të shohin ende transmetimet analoge. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“BBC” do të lançojë një asistent vokal

Pas Siri, Cortana e Alexa tregu i asistentëve vokalë digjitalë me sa duket ka ende hapësirë për “zë” tjetër. “BBC”-ja ka në plan për të lançuar asistentin e vet vokal brenda vitit 2020. “Beeb” do të jetë një asistent tërësisht software, rrjeti televiziv nuk ka ndër mend të rilançojë hardware të dedikuar. Aplikacioni mund të shkarkohet përmes “store”-ve të dedikuar të pranishëm në Smart TV (si iPlayer) dhe do të vihet në dispozicion të prodhuesve me synim për t’i mundësuar integrim të mundshëm të sistemit. “Me asistentin vokal, “BBC”-ja do të ketë mundësinë të eksperimentojë programe të reja, funksione dhe eksperienca pa limit të vendosura nga softuerët e jashtëm. Gjithashtu, do t’i mundësojë rrjetit të jetë më shumë ambicioz në ...

Lexo më shumë

“Disney+” debuton madhërishëm

Në konferencën “D23 Expo” u publikua një listë me filmat e disponueshëm për lançimin e platformës streaming, më 12 nëntor në SHBA. Katalogu i “Disney+” fillimisht do të përmbajë një total prej 300 filma dhe parashikohet që të shkojë në 500, 100 prej të cilëve do të dalin në kinema në vitin e parë të jetës së shërbimit, si dhe 7500 episode të serialeve televizive.   Marvel Captain Marvel Iron Man Iron Man 3 Thor: The Dark World   Star Wars Rogue One: A Star Wars Story Star Wars: Episode IV – A New Hope Star Wars: The Empire Strikes Back Star Wars: Return of the Jedi Star Wars: Episode I – The Phantom Menace Star Wars: Episode II – ...

Lexo më shumë

Top Smart TV për streaming të vitit 2019

Smart TV kanë veçori të integruara në internet dhe interaktive që lejojnë përdoruesit të transmetojnë muzikë dhe video, të shfletojnë Ueb-in dhe të shikojnë fotot. Pothuajse çdo televizion i ri i nivelit të lartë të shitur brenda dy viteve të fundit ka aftësi të zgjuara. Nëse doni të përfitoni nga shërbimet streaming si Netflix, Hulu, Amazon Prime dhe më shumë, atëherë shikoni këto pajisje televizive. LG C9 OLED TV Vizio M-Series Quantum Sony Master Series A9F OLED TV TCL 43S517 Roku Smart 4K TV Insignia 4K Fire TV Edition   Source: Teknologji

Lexo më shumë

Tani “soundbar” vjen në 3D

Një shpërndarës audioje 3D, që shërben edhe për TV OLED të “LG”, me një dizajn minimalist, shumë fuqi dhe cilësi zëri, ky është “Canvas”, projekti i lindur në Danimarkë nga Kim Neeper, i njohur për difuzorët Neeper Acoustics. Karakteristika kryesore e “Canvas” është audioja 3D, që mbështetet te teknologjia BACCH 3D, e zhvilluar në Universitetin Princeton, dhe arrin të krijojë efektin 3D me vetëm dy altoparlantë. Falë një pozicionimi tepër preciz, shpërndarësi i majtë dhe i djathtë mund të dëgjohen vetëm nga veshët përkatës. Rezultati është një audio 3D bindëse, pa asnjë modifikim të tingullit. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Apple sfidon Netflix, Disney e HBO

Investimi i bërë nga “Apple” për prodhimin e serialeve dhe filmave origjinalë llogaritet rreth 6 miliardë dollarë, për lançimin e shërbimit streaming “TV+”, me të cilën Shtëpia e Mollës synon të sfidojë “Netflix”, “Disney” e “HBO”. “Financial Times” shkruan se investimi mori hov nga 1 miliard dollarë parashikuar në fillim deri në shumën aktuale, duke angazhuar yje hollivudianë si Jennifer Aniston, Reese Witherspoon e Steve Carell, protagonistë të “The Morning Show”, me një kosto për episod më të lartë edhe se “Game of Thrones”. Investimi i “Apple”, që synon një arkiv me prodhime origjinale, gjithsesi është inferior ndaj 15 miliardë dollarëve të “Netflix” për këtë vit. Shërbimi i ri “TV+” pritet të jetë funksional në muajt e ardhshëm, në kohë ...

Lexo më shumë

“Disney+”, nuk ka ndarje të abonimeve

“Disney+” arriti një akord me “Charter Communications”, kompania e dytë më e madhe kabllore në SHBA, për të limituar ndarjen e abonimeve në platformën streaming. Në njoftimin e përbashkët, “Disney” e “Charter” deklaruan: “Pranuam bashkëpunimin për të ulur piraterinë. Dy kompanitë do të punojnë për të vendosur rregulla dhe teknika të reja, për të përballuar çështje si aksesi i paautorizuar dhe ndarja e fjalëkalimeve”. Ndarja e llogarisë së abonimit me pagesë është një praktikë tepër e përdorur, për të paguar më pak, gjë që nuk u pëlqen kompanive të sektorit, sidomos “Disney” që ka vendosur të ndryshojë rregullat në këtë drejtim. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Sky TV” lançon aplikacionin “Sky Go”

“Sky TV” lançoi aplikacionin “Sky Go”, duke kombinuar dhe përmirësuar funksionet ekzistuese të “Sky Q” e “Sky Go”. Ky aplikacion përfshin destinacione të thjeshta me një prekje në një ndërfaqe të re, një faqe “Shfletoni” me përmbledhjen e përmbajtjes sipas temës dhe zhanrit nga të gjitha kanalet, rekomandimet e personalizuara të Sky Cinema, një funksion “Regjistrime” dhe veçori të përmirësuara të lundrimit. Video player gjithashtu është përmirësuar në mënyrë që shikuesit t’i ndalojnë dhe më pas t’i shikojnë videot që duan, ndërsa voiceover u lejon klientëve të dëgjojnë një përshkrim të gjithçkaje që klikojnë. Aplikacioni i ri do të jetë në dispozicion këtë verë në iOS, Android, pajisjet Amazon Fire, si dhe në PC e MAC. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“YouTube” sjell falas përmbajtjet origjinale

“YouTube” konfirmoi se përmbajtjet origjinale të publikuara në platformën e saj do të shihet falas duke nisur prej muajit tjetër. “Duke nisur prej 24 shtatorit 2019, eksperienca e shikimit të “YouTube Originals” do të variojë sipas disponimit të abonimit “YouTube Premium””. “Ata që kanë një abonim Premium mund të shikojnë përmbajtjet pa asnjë njoftim, do të kenë akses më parë për episodet e serialeve, mund të shkarkojnë përmbajtjet për t’i parë offline dhe do të kenë akses në programet bonus (si p.sh., Director’s cut)”, -pati njoftuar “YouTube”. Por, tani përmbajtjet e Originals do të shihen nga të gjithë falas dhe jo vetëm nga ata që janë të abonuar në “YouTube Premium”. Më parë, episodet e para të serialeve ishin falas, ...

Lexo më shumë

“Roku TV” gati të pushtojë Europën

Në fillim të shtatorit në Berlin do të organizohet IFA 2019 dhe në panairin teknologjik europian pritet të prezantohen teknologji dhe projekte të reja. “Roku” është një ndër liderët e platformave streaming TV, edhe pse transmetimi i tij është i limituar në SHBA, në një pjesë të Amerikës së Jugut, në Francë dhe në Britani. Kompania synon që të përhapet në nivel ndërkombëtar dhe kryesisht në tregun europian. “Mendojmë se televizioni i së ardhmes do të jetë në streaming dhe industria do të konsolidohet rreth një numri preciz sistemesh operative. Thuajse të gjithë prodhuesit e TV do të lëshojnë licenca për sisteme operative si i yni”, -thanë drejtuesit e kompanisë. Për momentin, partneri kryesor i “Roku” mbetet “TCL”, që dominon ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin