Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

“NBC” do të lançojë shërbimin e vet streaming

“NBCUniversal” pritet të lançojë shërbimin e vet streaming, i parashikuar për vitin 2020. “Sky” do të ofrojë shërbim për klientët e tyre, pas blerjes së saj nga kompania partnere e “NBCU”-së, “Comcast”. “NBCU” bëri të ditur se do të vazhdojë të licencojë përmbajtje për studiot dhe platformat e tjera, duke ruajtur të drejtat për tituj të caktuar për shërbimin e saj të ri. “”NBCUniversal” ka disa prej pasurive intelektuale dhe talentet më të mira në botë, si para dhe pas kamerës. Shumë prej programeve më të ndjekura në platformat streaming më të njohura sot vijnë prej nesh. Shërbimi ynë i ri do të jetë ndryshe nga ata aktualë në treg dhe do të bazohet në pikat e forcës së kompanisë, ...

Lexo më shumë

Ulen çmimet e Smart TV, arsyeja është e frikshme

Çmimet kanë rënë aq sa tani mund të gjenden televizorë me cilësi ekrani 4K dhe me lidhje interneti (SMART), me pothuajse gjysmë çmimi sa vetëm pak vite më parë. Por, disa media në SHBA thonë se kjo ulje çmimi ka një tjetër kosto, të cilën njerëzit as nuk e kuptojnë dot. Televizorët me lidhje interneti, që janë praktikisht një kompjuter, mund të mbledhin të dhëna për çfarë shihet në ekran, si dhe vendndodhjen e shikuesit specifik. Kjo bën që kompanitë që i shesin këta televizorë të lirë, t’i mbledhin të dhënat e t’i shesin ndaj kompanive të interesuara për reklama apo arsye të tjera, duke nxjerrë kështu koston që kanë humbur duke ulur çmimin e televizorit. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Amazon lançoi kanalin AVOD me IMDb

“Amazon” lançoi “Freedive”, një kanal streaming me reklama për filma dhe seriale televizive, që do të ketë edhe “Internet Movie Database”. AVOD do të jetë i disponueshëm në SHBA, në faqen “IMDb” dhe në “Amazon Fire TV”. Klientët e “Freedive TV “ do ta shikojnë ikonën e “IMDb Freedive” në sektorin “Aplikacionet dhe kanalet”. Kanali do t’u mundësojë klientëve të shikojnë serialet e suksesshme televizive, si “Fringe”, “Heroes”, “The Bachelor” dhe “Without a Trace”, po ashtu edhe sukseset hollivudiane, si “Foxcatcher”, “Memento”, “Monster” dhe “The Illusionist”, pa pasur nevojë për abonim. “Klientët mund të klikojnë në “IMDb” për të zbuluar për filmat dhe programet televizive dhe të vendosin se çfarë të shikojnë. Me lançimin e “IMDb Freedive” tani mund të ...

Lexo më shumë

Teknologjia e re që pengon shpërndarjen e fjalëkalimit të abonimit

Ndarja e abonimit të shërbimeve streaming mund të bëhet më e vështirë. Britanikja “Synamedia” prezantoi në “CES” një teknologji të re të aftë të dallojë kush e shpërndanë fjalimin e abonimit në shërbime online si “Netflix”, “HBO Go”, “Amazon Prime Video”. “Credential Sharing Insight” analizon të dhënat, për të evidentuar skemën e rutinës së përditshme. Merren në konsideratë vendet e eksesit të abonentit, ora kur përdoren shërbimet, programet që shikohen, në cilët aparate e kështu me radhë. Kur të dhënat tregojnë për ndryshim të kësaj rutine dhe që mund të ketë dyshime për ndarje të abonimit, “Synamedia” njofton kompaninë shpërndarëse të shërbimit. Shefi i “Synamedia”, Jean-Marc Racine deklaroi: “Ndoshta në fillim kompanive u intereson kjo lloj ndarjeje, por me kalimin ...

Lexo më shumë

Brexit sjell ndikimet e para, “Discovery” i kthen sytë nga Holanda

“Discovery” do të transferojë licencat e kanaleve jashtë Britanisë, për shërbimet në vendet e BE-së. Sipas “Variety”, transmetuesi televiziv bëri të ditur se dëshiron që të garantojë që licencat e veta të jenë ende të vlefshme edhe pas Brexit. “Discovery” po kërkon licenca të reja në Holandë, për portofolin e kanaleve televizive me pagesë në vendet e BE-së”, -deklaruan drejtuesit e këtij televizioni. “Discovery” bëri të ditur se vijon të mbetet e angazhuar në Britani: “Zyra në Londër vijon të jetë aktive, madje është nënshkruar edhe një kontratë me kohë të gjatë”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Shtyhet për më 1 shtator mbyllja e transmetimeve analoge

Autoriteti i Medies Audiovizive (AMA) njofton se mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës, parashikuar për në datën 15 janar 2019, shtyhet për më 1 shtator 2019. Në këto dy qarqe, aktualisht bashkekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike, kjo metodë simultane transmetimi, e cila garanton vazhdimësinë e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë periudhës tranzitore, do të vijojë deri në datën 1 shtator 2019. Sipas AMA-s, kuadri ligjor që normon procesin e digjitalizimit kërkon domosdoshmërish pajisjen e plotë të audiencës me marrës numerikë, ose dekodera, në mënyrë që të garantohet vazhdimësia e marrjes së transmetimeve televizive edhe gjatë kësaj periudhe tranzitore. Ndërkohë, AMA po finalizon zbatimin e procesit të digjitalizimit ...

Lexo më shumë

Më 15 janar fiket sinjali analog në Tiranës dhe Durrës

Ditën e martë, më 15 Janar 2019, do të jetë dita zyrtare dhe e fundit për fikjen e sinjalit analog në rrethin e Tiranës dhe Durrësit, në kuadër të procesit të digjitalizimit të transmetimeve televizive në Shqipëri. Më parë, në muajin 10 Shtator 2018 Autoriteti i Mediave Audiovizive me një njoftim të dhënë prej kohësh fiku transmetimet gjë, e cila i gjeti qytetarët të papërgatitur dhe si pasojë duke krijuar radhë tepër të gjata në dyqanet që disponojnë dekoderët DVB-T2 që mundësojnë marrjen e sinjalit televiziv sipas teknologjisë, por edhe një “black out” televiziv. Kjo gjë solli edhe rikthimin e ndezjes së antenave televizive vetëm një ditë pas fikjes si pasojë e debateve që shkaktoi në opinionin publik, por edhe ...

Lexo më shumë

Spektakli i të parit TV të rrotullueshëm

Në Las Vegas pati magji, por nuk ishte David Copperfield që zhduku televizorët e “LG” në soundbar-in e tij, por një mekanizëm. Një spektakël i vërtetë magjie. Një moment është dhe një moment më pas zhduket. “LG” bëri për vete shumë të pranishëm në “CES 2019”, duke prezantuar panelin e rrotullueshëm. 65”, me matricën OLED organike të lidhur me një mekanizëm plastik që garanton një diametër lakimi rreth 15 centimetra. Specialistët e kanë cilësuar OLED R një panel të mrekullueshëm për aftësitë e lakueshme të bashkuar me një sistem të atillë që mundëson paprekshmërinë e tij dhe funksionin korrekt.   Source: Teknologji

Lexo më shumë

Samsung prezanton televizorin gjigant

Konferenca e shtypit e Samsung është gjithmonë një nga ngjarjet më të mëdha në Consumer Electronics Show dhe CES 2019 nuk ka bërë asnjë përjashtim, me gjigantin e Koresë së Jugut duke bërë një numër njoftimesh të mëdha që përfshijnë disa kategori të ndryshme të produkteve në shfaqjen e këtij viti. Më i rëndësishmi është TV 98-inç i ri i Samsung-ut, versioni i televizorit Samsung QE85Q900R 8K që lançoi kompania në IFA, disa muaj më parë. Ky është modeli më i madh nga pjesa tjetër e linjës, me modele të tjera në madhësi maksimale prej 65 inç, 75 inç dhe 82 inç. Punon me HDMI 2.1 dhe ka të ngjarë të jetë një model i shtrenjtë, që kushton më shumë ...

Lexo më shumë

TV 2019 me lehtësira, kalibrimi i integruar

“Calman” ka përmirësuar sistemin e autokalibrimit në televizorët e vitit 2019. Procesori i ri alpha 9 do të jetë në gjendje të gjenerojë sinjalet test 4K HDR që nevojiten. Gjeneratori i jashtëm “pattern” nuk nevojitet më. Disa persona kënaqen me televizorin që kanë dhe limitohen me rregullimet bazë, por ka nga ata që kërkojnë shumë më shumë dhe zgjedhin rrugën e kalibrimit. Për televizorët e rinj LG 2019, si OLED dhe LCD, bashkëpunimi LG-Calman ka sjellë risi të mëdha, në këtë aspekt. Televizorët kanë një funksion Autocal të avancuar që mundëson kalibrimin dhe personalizon edhe Tone Mapping të HDR 10. Gjëja më interesante është se televizori shndërrohet në një gjenerator sinjali. Sot, kush do të kalibrojë televizorin ka nevojë për ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin