Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

“Apple Tv+” gati të hidhet në detin e streaming

Nuk është tamam si “Netflix”, por ngjason disi. Versioni streaming video i “Apple” pritet të ofrojë përmbajtje ekskluzive nën firmën e emrave të njohur të ekranit. Platforma e re “Apple TV+”, që pritet të debutojë në vjeshtë, do t’u mundësojë shikuesve të kenë akses në filma, dokumentarë, seriale dhe programe të krijuara nga talente të kinemasë dhe televizionit. Shërbimi video me abonim do të ketë një program ndryshe, të realizuar në bashkëpunim me yje si Oprah Winfrey, Steven Spielberg, Jennifer Aniston, Reese Witherspoon, Octavia Spencer, J.J. Abrams, Jason Momoa, M. Night Shyamalan, Jon M. Chu e shumë të tjerë. Abonentët do të zbulojnë përmbajtje origjinale, me histori të jashtëzakonshme dhe personazhe të paharrueshëm. On demand, pa publicitet dhe direkt nga ...

Lexo më shumë

“YouTube” njësoj si “Netflix”, shkarkim automatik i videove

Një nga veçoritë e “Netflix” është shkarkimi automatik i videove për shikimin e tyre edhe pa internet. Me sa duket, edhe “YouTube” dëshiron të bëjë diçka të ngjashme. Sipas një raporti të “Android Police”, “YouTube” po teston abonentët e “Premium”, duke u dhënë mundësi përdoruesve të shkarkojnë automatikisht videot. Bazimi mbi këtë nismë bëhet sipas materialeve të preferuara të zgjedhura nga përdoruesi, nga kanalet dhe tematikat e ndryshme. Duket të jetë një trend në rritje, për të lehtësuar qasjen e njerëzve në përmbajtjen e këtyre platformave, veçanërisht kur nuk ka internet për të parë video e dëgjuar muzikën e preferuar. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Netflix synon më shumë prodhime ndërvepruese për fëmijët

“Netflix” planifikon të ketë më shumë prodhime speciale ndërvepruese për publikun e ri të saj. Sipas “Bloomberg”, kolosi i streaming synon të realizojë disa episode speciale të bazuara në filmat “Carmen Sandiego”, “Boss Baby” dhe “Last Kids on Earth”. Këto episode interaktive do t’u mundësojnë shikuesve të zgjedhin vetë se si duan të vijojë ngjarja. Projekti i parë interaktiv për fëmijë i “Netflix” ishte “Puss in Book”, në vitin 2017. Më pas vijoi dhe filmi për të rritur “Black Mirror: Bandersnatch”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Kinematë italiane si “Big Brother” kundër piraterisë

Senati italian aprovoi amendamentin antipirateri. U dha “ok” për projektin për vendosjen e kamerave nëpër kinema, për të zbuluar ata që regjistrojnë filmat. Filmat e regjistruar editohen, përmirësohet imazhi dhe më pas ngarkohen online, duke dëmtuar projektin e sapodalë kinematografik në treg. “Camcording” është hapi i parë i publikimit online të filmit, në shkelje më ligjet për të drejtën e autorit. Hapat e tjerë janë fryt i shkarkimit të “file” të azhurnuar nga videot e vjedhura Blu-ray e DVD të filmave. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Honor Smart Screen”, i pari TV me HarmonyOS

“Honor” nuk e quan televizor, por thjesht Smart Screen: një 55 polsh 4K, me një procesor Kirin, i menduar për smart TV, dhe Harmony OS për sistem operativ. Është i pari produkt që përdor OS e ri, i prezantuar nga “Huawei”, që do të jetë nën markën “Honor”. “Honor” kërkon konkurrencën me “Sony” e “Samsung”, me një produkt që siguron përputhshmëri me të gjitha shërbimet “Huawei” dhe që mund të mbështetet në një SoC të re të optimizuar të bërë nga HiSilicon. Veçantia e Honor Smart Screen do të lidhet pikërisht me Harmony OS; Do të krijohet mundësia e lidhjes me çdo pajisje të ekosistemit duke shpërndarë burime harduerësh. TV ka një kamera frontale, duke u shpërndarë nga smartphone e ...

Lexo më shumë

OnePlus do të prodhojë edhe Smart TV

OnePlus nuk e ka më sekret se po ndërton një Smart TV me një çmim shumë konkurrues, por deri më tani, dihet shumë pak. Tani gjithçka ndryshoi falë një regjistrimi të ri të certifikimit Bluetooth, i cili ka zbuluar madhësitë e ekraneve që ka shumë të ngjarë të jenë në dispozicion në nisje. Bluetooth 5.0 do të përdoret për të lidhur telekomandën me TV … një detaj që hap mundësinë e aplikacioneve të shoqëruesve të smartphone për të kontrolluar playback dhe regjistrimet e orareve. Sipas certifikimit, OnePlus TV do të tregtohet në variantet 43 “, 55”, 65 “dhe 75” polesh, i cili mbulon pothuajse çdo lloj konfigurimi. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“YouTube” mundëson më shumë kontroll mbi materialet

“YouTube” ka bërë disa ndryshime në algoritmin që rekomandon video të ndryshme, për të parandaluar përmbajtjet e dëmshme. Në këtë mënyrë, shikuesit do të kenë më shumë kontroll mbi materialet që shikojnë dhe mund t’i ndalin rekomandimet në tërësi. Sistemi i ri do të specifikojë pikërisht atë që dëshiron të shikojë përdoruesi dhe jo të lëshohen pamje të ndryshme që nuk janë në interes të tij, edhe pse mund të jenë të mira. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Digjitalizimi, kusht i BE-së

Me 1 shtator përfundon procesi i digjitalizimit të sinjaleve televizive në Tiranë, Durrës dhe Vlorë. Së bashku me qarqet ku ky proces ka përfunduar tashmë, në Korçë, Fier dhe Berat mundësohet që 70% e popullsisë të mbulohet nga transmetimet digjitale. Në lista janë me radhë qarqet e Shkodrës, Dibrës, Lezhës, Elbasanit dhe Gjirokastrës. Autoriteti i Mediave Audiovizive thotë se brenda pak muajsh ky proces do të përfundojë në të gjitha qarqet e vendit, duke përmbushur kështu një kusht të Bashkimit Europian. Ndërprerja e transmetimeve analoge krijon më shumë mundësi për përdorimin e frekuencave kombëtare, ndërkohë që cilësia e figurës dhe zërit televiziv është mjaft e lartë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Facebook” po punon për një aparat vetëm për streaming

Një aparat që do të mundësojë shikimin vetëm në streaming, si dhe për të bërë telefonata me video. Kjo është ideja mbi të cilën po punon “Facebook”. Sipas “The Information”, kompania e Mark Zuckerberg u ka propozuar “Disney”, “Netflix”, “Amazon”, “Hbo” e “Hulu” që të përfshijnë përmbajtjet e tyre të streaming në këtë aparat të ri. Lançimi pritet të bëhet në vjeshtë dhe do të përdoret e njëjta teknologji e shfrytëzuar aktualisht nga “Portal”, një aparaturë “smart” tërësisht e dedikuar për “video call”, që është lançuar nga “Facebook” në vitin 2018. Aparati i ri pritet të emërtohet “Catalina” dhe mund të ketë edhe një telekomandë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Digjitalizimi në Tiranë e Durrës…mbyllen transmetimet analoge

Me mbylljen nga 1 shtatori i këtij viti të transmetimeve televizive analoge në Tiranë, Durrës dhe Vlorë kanalet televizive do të mund të vazhdojnë të ndiqen falas, pa pagesë vetëm përmes teknologjisë së transmetimeve digjitale. Me dekoderin Dvb T2 të DigitAlb të gjitha kanalet kombëtare dhe lokale që transmetojnë sinjal falas do të shihen lirshëm pa pagesë nga qytetarët. Qytetarët duhet të kujdesen që kanë televizorë me marrës të integruar dvd t2 ose në raste të kundërt të pajisen me dekoder të kësaj teknologjie. Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin