Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

Historike! Kina prezanton spikerin e parë të lajmeve…robot!

Inteligjenca Artificiale ka bërë një hap historik. Kina ka prezantuar spikerin e pare robot të lajmeve. I emëruar English A.I. Anchor, ai është spikeri i parë i lajmeve në botë i Inteligjencës Artificiale dhe duket si një njeri i vërtetë. Spikeri u prezantua nga agjencia e lajmeve të Kinës Xinhua në një konferencë në qytetin lindor Wuzhen.  Ai mëson vetë nga videot e transmetimit live dhe mund të lexojë tekste ashtu si një spiker profesionist i lajmeve. “Përshëndetje, po ndiqni edicionin e lajmeve në gjuhen angleze. Unë jam spikeri A.I. News ne Pekin…Do te punoj pa u lodhur qe t’ju mbajë të informuar në mënyrë të pandërprerë”, ishin fjalët e para të tij. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Në të ardhmen, televizori mund të kontrollohet përmes trurit

“Samsung” ka krijuar një softuer për televizorët e vet, që do t’u mundësojë përdoruesve ta kontrollojnë direkt përmes valëve cerebrale. “Project Pontis” synon ta bëjë televizorin të aksesueshëm edhe për personazhet me vështirësi fizike. Kompania bëri të ditur se synimi është që t’u mundësojë shikuesve me aftësi të limituara fizike të ndryshojnë kanalet dhe të kontrollojnë volumin e zërit përmes trurit. Projekti u realizua në bashkëpunim me “Center of Neuroprosthetics of the Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne”, në Zvicër, dhe u prezantua gjatë një eventi në SHBA. Prototipi aktual përdor “eye tracing” për të vendosur se kur një përdorues ka zgjedhur një program. Sistemi është në gjendje të zhvillojë një profil që do t’i mundësojë përdoruesit një listë me përmbajtje, ...

Lexo më shumë

“Disney” bëhet “+” për platformën dixhitale

“Disney +” quhet platforma dixhitale e “Walt Disney Pictures”, që pritet të lançohet në vitin 2019. Logoja e re ishte riria e prezantuar nga përfaqësuesi, Bob Iger. Një ndër serialet televizive që do të prodhohet ekskluzivisht për “Disney+” do të jetë ajo e përqendruar mbi personazhin Loki, karakter i librave të animuar, përshtatur dhe në kinematografi, në bashkëpunim me “Marvel”. Tom Hiddleston, që ka interpretuar personazhin në ekranin e madh, pritet të angazhohet për rolin edhe në ekranin e vogël, në një mini serial. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“Netflix” zgjeron listën europiane

“Netflix” po planifikon të rrisë numrin e serialeve që prodhon në Europë në gjuhë të ndryshme nga ajo angleze. Platforma streaming ndjek suksesin për programin e krimit spanjoll “Money Heist” dhe misterin gjerman “Dark” që kanë gëzuar sukses në të gjithë botën. Shefi i produktit të “Netflix”, Greg Peters tha se 90% e shikimit vjen nga jashtë vendit të origjinës. Është konfirmuar se “Netflix” ka nisur prodhimin e dy serialeve të reja në Norvegji dhe Spanjë, të cilat do të bëhen të disponueshme në vitin 2020. Tashmë transmetimi online ka në plan të shkojë me “Baby” (Itali), “Plan Coeur” (Francë) dhe “Protector” (Turqi) para fundit të vitit. Pesë tituj të rinj gjermanë dhe shtatë në frëngjisht janë gjithashtu në pritje. ...

Lexo më shumë

BE-ja ndryshon rregullat për streaming rreth përmbajtjeve europiane

Bashkimi Europian aprovoi direktivën e re për transmetimet audiovizive, që nga tutela për minorenët deri te përmbajtja europiane në platformat streaming si “Netflix” e “Amazon Prime Video”. Lidhur me këtë të fundit, në zonën e BE-së shërbimet streaming do të jenë të detyruara t’u propozojnë shikuesve të tyre të paktën 30% të përmbajtjeve europiane. “Shtetet anëtare të BE-së mund të detyrojnë ofruesit e shërbimeve të kontribuojnë në fondet kombëtare audiovizuale, bazuar në fitimet e krijuara nga shërbimet audiovizive që ofrohen dhe drejtohen në territorin e tyre”, -specifikon direktivën. Pra, nëse një shërbim streaming francez propozon prodhimin e vet të realizuar në Itali, kjo e fundit mund të kërkojë të kontribuojë në fondet italiane. Detyrimi për më shumë hapësirë për prodhimet ...

Lexo më shumë

Testohet në Turqi transmetimi Ultra HD 8K

Türksat ka testuar një transmetim në formatin Ultra HD 8K Super High Vision. Testi në satelitët Türksat 4B dhe Turksat-3A u krye me ndihmën e Kizil Elektronik, Vestel dhe Socionext. Imazhet e Stambollit historik u kapën për transmetimin me definicion ultra të lartë, e cila u pa në një shfaqje të Vestel në kabinë “Türksat” në Globalsatshow (Stamboll). Turqia është një nga vendet e para në botë që transmeton në formatin 8K. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Televizori i parë me energji diellore

Një kompani britanike ka nxjerrë në treg televizorin e parë që furnizohet me energji diellore. LED TV 22 polsh është televizori ideal për vendet e botës që nuk kanë instalime energjetike. Televizori i “Cello” është i thjeshtë në përdorim, panelet diellore dhe antena inteligjente janë të dukshme dhe janë të vendosura në pjesën e jashtme të tij. Nëse është e nevojshme mund të ndërrohet bateria e brendshme. Një tjetër avantazh është dhe vendi i USB-së që mund të përdoret dhe për karikimin e celularit. Sistemi i “Smart Energy Management” ofron deri në 10 orë punë. Ai përbëhet nga dy panele diellore 30W, një antenë inteligjente VHF/UHF dhe bateri me përmbajtje litiumi e joni. Source: Teknologji

Lexo më shumë

OTT merr hov, pritet rritje investimi në të ardhmen

Investimet në OTT vijojnë të rriten dhe sipas “Warc” parashikohet që në 5 vitet e ardhshme të arrijnë në rreth 129.3 miliardë dollarë. Në raportin e fundit të kompanisë thuhet se rreth 46.6 miliardë dollarë pritet të investohen në platformat video-on-demand (AVoD) deri në vitin 2023, thuajse dyfishi i përdorur deri tani. “Oreksi në rritje i shikuesve për përmbajtjet video në çdo aparat është ushqyer edhe nga shërbimet SVoD si “Netflix””, -deklaruan përfaqësues të “Warc”. “Por janë platformat AVoD që ofrojnë mundësinë që reklamuesit të ndërveprojnë me të dhëna të pasura me konsumatorë me synim të caktuar gjatë përmbajtjeve angazhuese”. Në nivelin strategjik, sipas “Warc”, oreksi i konsumatorëve për streaming cross-device po krijon një ndikim. Rreth 81% e konsumatorëve tani ...

Lexo më shumë

BBC dhe Sky bashkohen kundër piraterisë televizive

BBC dhe Sky i kanë shkruar Komisionin Europian duke kërkuar veprime kundër shërbimit të piraterisë televizive BeoutQ. Transmetuesi pirat saudit doli në dritë në verë pas transmetimit të paligjshëm të Kupës së Botës. Por tani është shfaqur se programet e BBC dhe Sky, si Premier League, John Le Carré, Little Drummer Girl dhe Game of Thrones janë gjithashtu një objektiv. Shqetësimet e transmetuesve janë përshkruar në letrat dërguar komisionerit të tregtisë Anna Malmström dhe duke bërë thirrje që BE-ja të bëjë një protestë zyrtare ndaj qeverisë saudite mbi BeoutQ. Në letër theksohen kërcënimet që u janë bërë transmetuesve dhe pronarëve të të drejtave nga një burim relativisht i ri, por me shpejtësi në rritje i piraterisë audiovizive, me emër BeoutQ”. ...

Lexo më shumë

Sky Deutschland fokusohet në HD dhe heq kanalet SD

Sky Deutschland po fillon një ofensivë të madhe HD dhe do të jetë transmetuesi i parë televiziv në Gjermani që fillon ndërprerjen e kanaleve SD në tregun satelitor DTH. Ndërsa në kabllorin gjerman, ndërprerja analoge vazhdon të funksionojë dhe diskutimi rreth ndërprerjes së SD në satelit sapo ka filluar, ky hap do të konfirmonte rolin e Sky Deutschland si një mekanizëm teknologjik që bën hapin e parë. Operatori i pay-TV përfiton nga fakti se të gjithë marrësit aktuale të Sky dhe televizorët me ekran të sheshtë janë të aftë për HD.   Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin