Kategoritë: ArkivaTEKNOLOGJI

Njihuni me reklamën e parë televizive në histori

Ishte 1 korriku i vitit 1941. Në pushimin mes një ndeshje bejsbolli në SHBA, në kanalin televiziv “WNBT” u shfaq reklama e parë televizive në Amerikë, por dhe në botë. Ishte e shkurtër, e thjeshtë dhe fliste për kompaninë e orëve “Bulova”. Reklama i kushtoi kompanisë vetëm 9 dollarë. Ndërsa tani, reklamat në SHBA kushtojnë rreth 8 mijë dollarë, për mos të folur për ato në Super Bowl që arrinjnë dhe shifrën 5 milionë dollarë për 30 sekonda. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Transmetimi i parë HD në Europë

Transmetimet e para HDTV në Europë, megjithëse jo drejtpërdrejtë në shtëpitë e publikut, filloi në vitin 1990, kur transmetuesi italian RAI përdori teknologjitë HD-MAC dhe Muse HDTV, për të transmetuar Kampionatin Botëror të Futbollit në vitin 1990. Ndeshjet u paraqitën në 8 kinema në Itali dhe 2 në Spanjë. Lidhja me Spanjën u realizua përmes lidhjes satelitore Olimp nga Roma në Barcelonë dhe pastaj me një lidhje të fibrave optike nga Barcelona në Madrid. Pas disa transmetimeve HDTV në Europë, standardi u braktis në mes të viteve ‘90. Transmetimet e para të rregullta filluan më 1 janar të vitit 2004, kur kompania belge Euro1080 nisi kanalin HD1 me koncertin tradicional të Vjenës për Vitin e Ri. Source: Teknologji

Lexo më shumë

LG mbështet Apple AirPlay 2 dhe HomeKit

LG po zhvillon një përditësim softueri për televizorët e saj të mençur për të mbështetur Apple AirPlay 2 dhe HomeKit. Së pari do të nxjerrë në shitje modelin 2019 LG OLED TV AI ThinQ që do të shitet në Korenë e Jugut. Televizorët e tjerë do të marrin përditësimin deri në fund të vitit për të mbuluar të gjitha modelet e zgjuara të LG 2019. AirPlay 2 do të lejojë përdoruesit e iPhone ose iPad të transmetojnë direkt përmbajtjen në Smart TV. Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të gëzojnë aplikacionet Apple TV, Apple Podcast dhe Apple Music. LG është gjithashtu i pari në mesin e prodhuesve të TV për të mbështetur HomeKit, i cili do të lejojë përdoruesit ...

Lexo më shumë

Disney + do të ofrohet si një shtesë e Hulu

Disney është duke u përgatitur për të hyrë në lojën streaming në një mënyrë të madhe këtë nëntor me fillimin e Disney +. Ky shërbim ka për qëllim të jetë një konkurrent i drejtpërdrejtë i Netflix. Për të konfirmuar më tej dominimin e tyre mbi industrinë, është zbuluar se Hulu do të ofrojë Disney + si një shtesë, që do të thotë se shërbimi do të jetë akoma më i aksesueshëm për abonentët potencialë. Por, gjithashtu, do të thotë se konsumatorët kanë një zgjedhje të rëndësishme për të bërë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Italia publikon udhërrëfyesin për tranzicionin DVB-T2

Ministria Italiane e Zhvillimit Ekonomik ka publikuar udhërrëfyesin për kalimin e rrjetit digjital tokësor në standardin DVB-T2 / MPEG-4. Harta e re ndan vendin në katër zona gjeografike dhe parashikon aktivizimin e kodimit DVBT / MPEG-4 në katër muajt e fundit të vitit 2021 dhe nxjerrjen e standardit DVBT-2 në nivel kombëtar në periudhën prej 21 qershorit 2022 dhe 30 qershor 2022. “Falë publikimit të hartës së re dhe udhëzimeve për sektorin televiziv lokal, një hap tjetër i rëndësishëm është shtuar në procesin e kalimit në teknologjinë e re DVB-T2 të rrjeteve televizive”, tha Marco Bellezza, Këshilltar Ligjor i Ministrit Di Maio për komunikime dhe inovacione digjitale. Operatorët ende kanë të drejtën për të aktivizuar kodimin DVBT / MPEG-4 ose ...

Lexo më shumë

Rai 4K, jo më eksperimental

“Rai 4K” nuk është më kanal eksperimentues, por do të bëhet i përhershëm, me programacion që do të mbulojë 24 orë në 24. “Rai” synon që të transmetojë në këtë kanal eventet më të mëdha sportive, filmat fiction dhe programet më të suksesshme të këtij televizioni. “Jemi të lumtur që mbështesin “Rai 4K” që nga krijimi i tij dhe kemi një bashkëpunim të vazhdueshëm. Është një hap historik i televizionit italian”, -thanë përfaqësues të “Eutelsat”. Source: Teknologji

Lexo më shumë

“YouTube” spiunon fëmijët…gjobë e majme për “Google”

Google ka arritur një marrëveshje me Komisionin Federal të Tregtisë (Ftc), autoritetin amerikan për mbrojtjen e konsumatorit, për shkeljen e privatësisë së fëmijëve nga YouTube. Google u shpall fajtor për shkeljen e Cup (Akti i Mbrojtjes së Privatësisë së Fëmijëve Online) i cili ndalon gjurmimin dhe shënjestrimin komercial për përdoruesit nën moshën 13-vjeçare. Parashikohet një gjobë milionëshe dollarëshe. YouTube është akuzuar për spiunimin e fëmijëve që vizitojnë platformën e saj për grumbullimin e të dhënave për të shpërndarë reklama të synuara. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Netflix me abonim me kosto të ulët…vetëm për smartphone

Netflix ka zbuluar planet për të nisur një plan të ri vetëm për smartphone… abonim me kosto të ulët. Pas disa muajsh testimi, Netflix konfirmoi se testi i parë do të nisë në Indi gjatë tremujorit të tretë. Platforma streaming njoftoi se plani do të jetë një mënyrë efektive për të futur një numër më të madh njerëzish në Indi në Netflix dhe për të zgjeruar biznesin e tij në një treg ku pay-TV ARPU është i ulët. Source: Teknologji

Lexo më shumë

Shkëlqimi dhe rënia e “Netflix”, pati humbje në abonentë

Tremestri i dytë i vitit u mbyll me numra shqetësues për “Netflix”. Por, pavarësisht situatës jo të mirë, Ceo-ja Reed Hastings foli pozitivisht për tregun dhe pozicionin e platformës. Kompania pati dy humbje të mëdha. E para është në frontin e abonentëve në SHBA. Edhe pse është shërbimi streaming numër një, pati rënie për herë të parë që nga viti 2011, duke humbur abonentë, një rënie me 130.000, kundrejt periudhës janar-mars. Edhe në botë nuk pati ecuri të mirë, me 2.8 milionë, nga 5 milionë që ishte parashikimi. Sipas analistëve, deri diku është normale, pasi në treg ka konkurrencë dhe të gjithë po synojnë nga përmbajtjet që të jenë sa më tërheqëse për abonentët. Source: Teknologji

Lexo më shumë

NASA TV program special për zbarkimin në Hënë

“LiveU” dhe “NASA TV” kanë bashkuar forcat për një speciale “live” që do të transmetohet më 19 korrik, për të festuar 50-vjetorin e zbarkimit në Hënë. “NASA TV” do të transmetojë “live” nga “Kennedy Space Center”, në Florida, dhomën e kontrollit të misionit “Apollo”, në “Johnson Space Center”, në Houston, dhe “Marshall Space Flight Center”, në Huntsville, Alabama. Specialja direkte do të ketë dhe intervista me astronautë të “Apollo”, shkencëtarë dhe inxhinierë, që do të ndajnë mendimet personale për zbritjen e njeriut në Hënë. Source: Teknologji

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin