Kategoritë: ArkivaTelevizion

Premiera e filmit-dokumentar mbi Aretha Franklin

Pas më shumë se 46 vitesh nga xhirimi, më në fund filmi dokumentar “Amazing Grace” i Aretha Franklin do të shfaqet premierë në New York, duke i dhënë fund një sage të gjatë ligjore. Filmi u xhirua nga regjisori Sydney Pollak në vitin 1972, por mbeti për dekada pa marrë formën finale. Tashmë filmi me të njëjtin titull me albumin e famshëm, të Franklin, do të ketë debutimin e tij final në festivalin e filmit DOC NYC më 12 nëntor. Filmi u regjistrua për vetëm dy net në Kishën Baptiste në Los Angeles, kur Franklin regjistroi albumin e saj, “Amaizing Grace”. Problemet lindën që në nisje, pasi redaktimi rezultoi thuajse i pamundur, regjisori nuk arriti të sinkronizonte zërin. Vetëm në ...

Lexo më shumë

Nis festivali i kinemasë së vendeve të Europës Lindore

Festivali i 28-të i filmit europiano-lindor nisi të martën në qytetin gjerman Cottbus dhe ka si tematikë dialogun politik në rajon. Festivali, i cili do të zgjasë deri të dielën, paraqet 220 filma nga regjisorë dhe regjisorë, si rusë, maqedonas, kazakë dhe shqiptarë dhe synon të tregojë diversitetin e Europës Lindore. “Festivali gjithashtu synon të luftojë polarizimin e diskursit politik nën ndikimin e populizmit’”, tha drejtori i programit Bernd Buder para fillimit të saj. “Këtu do të diskutohen paragjykimet dhe do të flasim për barazitë dhe dallimet në pikëpamjet e botës në Lindje dhe Perëndim”, tha Buder. Një nga pikat e forta të filmit të Europës Lindore është të diskutojë çështjet sociale. Çdo vit, mijëra artdashës marrin pjesë në festivalin ...

Lexo më shumë

“Baroni i zi”, ekskluzivisht në Top Channel

Mbrëmjen e së martës, duke nisur nga ora 21:00, Top Channel nisi transmetimin e serialit “Baroni i zi”. Një histori plot të papritura e situata të paparashikuara, me skenariste e krijuese Eric Benzenkri dhe Jean-Baptiste Delafon, si dhe me regjisor Ziad Doueiri. Ajo tregon betejën politike dhe juridike të Filip Rikvert, i cili është njëkohësisht kryetar bashkie i një qyteti në veri të Francës dhe deputet në Parlamentin francez. Midis dy raundeve të zgjedhjeve presidenciale, e ardhmja e Rikvert shembet, kur mentori i tij, kandidati për partinë kryesore të majtë, e sakrifikon atë për të shpëtuar fushatën e tij. I vendosur për t’u futur përsëri në lojë, Rikvertit do t’i duhet të përdorë zgjedhje të ndryshme, për t’i dhënë një ...

Lexo më shumë

“Euronews Albania” fillon transmetimin më 2019-n

Transmetuesi i njohur informativ “Euronews Group” ka lidhur kontratën e bashkëpunimit me IN Media, shoqërinë e cila ka në pronësi edhe kanalin rinor IN TV, për të lançuar televizionin e targetuar për Shqipërinë dhe shqipfolësit në Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi. Ky është bashkëpunimi i parë i “Euronews Group” që krijon një zinxhir të “Euronews” në botë. “Euronews” po kontribuon me ekspertizën e vet për “Euronews Albania”, duke përfshirë atë që e përshkroi si perspektivën e saj multikulturore dhe mbulimin e saj ndërkombëtar në të gjitha pikëpamjet. Transmetuesit e lajmeve do të jenë në gjendje të përdorin mbulimin rajonal nga “Euronews Albania” në të gjitha platformat si pjesë e marrëveshjes reciproke me IN Media, e cila vepron në TV, ...

Lexo më shumë

Adaptimet më të mira kinematografike të librave

Nuk janë të shumtë filmat që janë realizuar në lartësinë e romanit te i cili janë bazuar, por kur është i mirë, një film mund të bëjë që ta doni akoma më shumë librin. Ja disa filma fantastikë të bazuar në romane të mëdhenj: “Never Let Me Go”, i Mark Romanek Kazuo Ishiguro, i cili ka fituar çmimin “Nobel” për Letërsinë, ka shkruar “Never Let Me Go” tek i cili është bazuar filmi me Keira Knightly, Carey Mulligan e Andreë Garfield. Ngjarjet që rrjedhin në rend kronologjik i bëjnë edhe më të qarta konturet dhe dritëhijet e mistereve që përfshijnë fatet e këtyre të rinjve. “Lion”, i Garth Davis Filmi i vlerësuar është bazuar në librin me të njëjtin titull ...

Lexo më shumë

Netflix mendon për fëmijët, më shumë filma të animuar

Rreth 60% e anëtarëve të “Netflix” në botë shikojnë çdo muaj programe për fëmijë dhe familjare, kështu që kompania është fokusuar te një sërë programacionesh të animuara, për t’u dhënë fëmijëve dhe familjeve më shumë argëtim dhe ato që duan. Projektet e reja dhe ato që janë njoftuar tashmë nga “Netflix” kanë më shumë animacion, duke përfshirë CG (The Willoughbys), 2D (My Father’s Dragon) dhe stop motion (Pinocchio). Programacioni është projektuar për të kënaqur çdo shije të anëtarëve të familjes, që nga fëmijët me moshë parashkollore (Mighty Little Bheem) te ata më të rritur (Kid Cosmic) si dhe prindërit dhe fëmijët së bashku (Maya dhe Three), në mënyrë që familjet në të gjithë botën të gjejnë diçka që të përshtatet ...

Lexo më shumë

Trendi i ribërjeve prek edhe “Shrek” e “Maçoku me çizme”

Të gjitha projektet për “Shrek 5” janë arkivuar dhe synohet ribërja kinematografike nga Chris Meledandri. Sipas “Variety”, “Universal Pictures” e ka angazhuar regjisorin edhe për ribërjen e “Maçoku me çizme”, për një gjeneratë të re shikuesish. E vetmja gjë që Meledandri nuk do që të ndryshojë është kasti vokal i aktorëve të këtyre filmave, sepse mendon se një pjesë e magjisë dhe suksesit të këtyre filmave vjen nga zëri i Mike Myers, Eddie Murphy e Antonio Banderas me shokë. “Sfida jonë është të gjejmë diçka që mos të duket si një tjetër film në një seri vazhdimesh”, -tha Meladandri. Source: Televizion

Lexo më shumë

Kritikohet ashpër filmi “Bohemian Rhapsody”

Bohemian Rhapsody, filmi i dedikuar Freddie Mercury me protagonist Rami Malek, eshte ne qender te kritikave per shkak te pasaktësive historike të pranishme në film. Një nga elementët më të diskutueshëm është një pjesë e filmit në të cilin tregohet Mercury, ndërsa përpiqet të shfrytëzojë ekonomikisht suksesin e grupit dhe të bëjë një album solo pasi është bindur nga menaxheri i tij Paul Prenter, duke shkaktuar shumë tension mes anëtarëve të grupit. Në të vërtetë, Roger Taylor kishte regjistruar dy projekte pa miqtë dhe kolegët e tjerë në vitet 1981 dhe 1984, “Fun in Space” dhe “Stranger Frontier”, ndërsa Freddie lëshoi albumin e tij “Mr. Bad Guy” më 1985-ën. Në ekranin e madh, për më tepër, ne mënyrë ironike është ...

Lexo më shumë

“Paddington” me një film të tretë

arushi simpatik Paddington, i dashuruar pas marmelatës, do të rikthehet për herë të tretë në ekranin e madh me një regjisor tjetër. Producenti David Heyman zbuloi po punohet për filmin e tretë dhe se Paul King nuk do të jetë regjisori i këtij projekti. “Nuk kemi ende një skenar, por po punohet për këtë”, deklaroi Heyman. Në kapitullin e dytë, arushi u bë një pjesëtar i familjes Brown dhe komunitetit Windsor Gardens, ku me pas u fajësua me pa të drejtë për grabitjen e një libri te çmuar. Source: Televizion

Lexo më shumë

Matthew McConaughey dëshironte të ishte Jack tek “Titanic”

Matthew McConaughey ëndërronte të bëhej mbreti i botës. Aktori u paraqit në provimin e “Titanic” me shpresën për të fituar rolin e Jack, por nuk ia arriti. “U paraqita për provimin e ‘Titanic’. Dëshiroja të fitoja atë rol. Bëra provimin së bashku me Kate Winslet, mu duk se shkoi mirë. Ika me shumë besim pas përfundimit dhe mendoja se do të më jepnin atë rol, por nuk ndodhi kështu”, u shpreh aktori i famshëm gjatë një interviste të fundit. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin