Kategoritë: ArkivaTelevizion

“Superheronjtë po i bëjnë të dhunshëm fëmijët”

Që nga Spiderman e deri te Batman, superheronjtë janë të dhunshëm dhe shkencëtarët apelojnë që fëmijët mos t’i imitojnë idhujt e tyre. Duke u bazuar në filmat si Batman dhe Spiderman, fëmijët mendojnë që është detyrë e tyre të mbrojnë botën nga e keqja. Superheronjtë kryejnë mesatarisht 23 akte dhune në një orë, tregon një hulumtim i bërë në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë. Studiuesit shqetësohen se kjo mund t’i bëjë fëmijët të mendojnë se veprimet brutale, si vrasjet, janë të pranueshme, pastaj kjo i ka detyruar atyre të bëjnë thirrje të rinjve që të mos i imitojnë “heronjtë” e tyre. “Fëmijët dhe adoleshentët i shohin këta superheronj si” djem të mirë “dhe mund të ndikohen nga portretizimi i sjelljeve të ...

Lexo më shumë

“Bjeshkët” në TIFF, nën sytë e një regjisori belg

Prek Gjoni, një bari në dukje i zakonshëm që përshkon këtë rrugë midis Thethit dhe Valbonës. Kjo fotografi është bërë nga regjisori belg Gregoire Verbeke, i cili më pas historinë e këtij bariu e zgjeroi në një film, që e quajti “Bjeshkët”. Që prej marsit filmi ka shëtitur nëpër festival të ndryshme, derisa ai erdhi në TIFF, për t’ju folur edhe shqiptarëve për një histori shqiptari. “Udhëtova më herët në Shqipëri, para se të bëja filmin. Herën e parë vizitova Valbonën. Takova familjen e bariut. Pashë malet, natyrën e ndjeva mikpritjen e njerëzve. Pasi kontaktova këtë njeri vendosa të kthehesha, për të bërë këtë film të shkurtër”, tha Gregoire Verbeke, regjisor . Pasi filmi u prodhua, Prek Gjoni ishte I ...

Lexo më shumë

“Nata e Kinemasë Europiane” sjell “Një histori kineze”

Filmi spanjoll tragjiko-komik “Një histori kineze” do të shfaqet në qytetin e Shijakut. Ky event vjen në kuadër të “Natës së Kinemasë Europiane”, e cila sjell në Shijak filmin spanjoll, tragjiko-komik “Një histori kineze”, thekson Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri. Ky event, organizohet nga “Europe House” në bashkëpunim me Ambasadën spanjolle në Shqipëri. Hyrja është e lirë dhe filmi këshillohet mbi moshën 12 vjeç. Filmi transmetohet të martën 6 nëntor, ora 17:00, në Pallatin e Kulturës së qytetit të Shijakut. Source: Televizion

Lexo më shumë

John Cena i interesuar për Captain America

Pas “Avengers 4”, aktori Chris Evans do ta braktisë personazhin që e ka interpretuar për rreth 10 vjet. Shumë fansa kanë nisur hipotezat për atë që do ta përfaqësojë karakterin e “Marvel”. Një kandidat i mundshëm është vetofruar, ose të paktën ka nxitur në internet diskutimet dhe spekulimet, përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”. Është pikërisht lojtari wrestler dhe aktori John Cena. “Disney” dhe “Marvel” ende nuk kanë nxjerrë asnjë informacion rreth filmit të ardhshëm “Avengers”. Një gjë e sigurt është se me “Avengers 4” do të mbyllet faza 3 e “Marvel Cinematic Universe” dhe pritet të hapet një e re, ku në brendësi të së cilës do të jenë Captain Marvel interpretuar nga Brie Larson, Doctor ...

Lexo më shumë

Ja kush mund të jetë James Bondi i ardhshëm

Të gjithë fansat e James Bond janë kureshtarë të dinë se kush do të jetë aktori që do të interpretojë Agjentin e ardhshëm 007, pas epokës Daniel Craig. Kanë qenë të shumtë emrat që kanë qarkulluar në media, por së fundi doli dhe ai i Sam Heughan, aktori skocez i “Outlander”. Në “Live with Kelly and Ryan”, Heughan deklaroi: “A e kam menduar? Shumë herë. Në fakt, pak kohë më parë kam bërë një audicion, në kohën e Bond 21. Synonin ta sillnin si një protagonist të ri në moshë. Ishte një eksperiencë e bukur. Është momenti që të jetë një James Bond skocez”. Në kohën e “Casino Royale” (2006), Sam Heughan ishte 26 vjeç dhe nuk ishte shumë i ...

Lexo më shumë

Së shpejti do të ketë një univers “The Walking Dead”

“AMC”-ja po punon rreth një trilogjie për “The Walking Dead”, përqendruar te personazhi i Rik Grimes (Andrew Lincoln). Por, ndërsa Danai Gurira (Michonne) është ende në bisedime dhe në të ardhmen mund të realizohet një film televiziv përqendruar te Maggie (Lauren Cohan), “The Hollywood Reporter” konfirmoi se Norman Reedus (Daryl) dhe Danny McBride (Carol) kanë firmosur kontrata të majme për disa filma. Sipas kontratave, nëse personazhet e tyre eliminohen nga seriali origjinal “The Walking Dead”, mund të marrin pjesë në një serial tjetër të së njëjtit univers, ose të kenë një film televiziv të gjithin rreth tyre, siç do të ndodhë për Rick Grimes. Kontrata e dy aktorëve i lidh për tre vjet me universin “The Walking Dead”. Reedus do ...

Lexo më shumë

E njëjta por e ndryshme, Emily Blunt premton një Mary Poppins tjetër

I pari film doli në kinema në vitin 1964 dhe ende ka mbetur në mendjet e shumë gjeneratave që janë rritur me “Mary Poppins” të Julie Andrews. Ndërsa në projektin e ri kinematografik, Emily Blunt thotë se i ka dhënë jetë një versioni të ri të personazhit. Është cilësuar si një ndër filmat më të pritur të krishtlindjes dhe do të jetë edhe një rast për “Disney” të sjellë një tjetër version për të rritur të tjera gjenerata me dadon më të dashur të ekranit. Të paktët që kanë pasur fatin ta shikonin e kanë cilësuar një kryevepër, i aftë ta bëjë bashkëkohore një histori që nuk ka kohë, të sjellë të njëjtin shpirt alegro dhe të gëzueshëm të origjinalit ...

Lexo më shumë

Megan Fox në “Star Trek 4”?

Fati i “Star Trek” duket ende konfuz. Dimë që në fazën e zhvillimit është një film i katërt i sagës. Ndërsa pritet që të dihet fati i këtij filmi sci-fi dhe rikthimi i yllit Chris Pine, zbulohet mundësia e prezencës në kastin e aktorëve të “Star Trek 4” të bukuroshesh Megan Fox. Aktorja shpërndau një foto në “Instagram” ku shihet përkrahë John Cho, edhe ai në kastin e aktorëve. Megan Fox vendosi logon e “Star Trek: Next Generation” në foto, përdori tag-un@StarTrek dhe pak më pas profili zyrtar i në “twitter” i Star Trek ripostoi një fans që kishte shpërndarë këtë foto. Source: Televizion

Lexo më shumë

Sylvester Stallone zbulon premierën e “Rambo 5”

Sylvester Stallone rikthehet për të treguar më shumë informacione rreth filmit të shumëpritur “Rambo 5: Last Blood”. Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ylli i kinematografisë zbuloi se kur pritet ta ketë premierën kapitulli i fundit i kësaj sage. Ishte parashikuar në vitin 2020, por mesa duket “Rambo 5” do të vijë në sallat e kinemasë më herët seç pritej, në vjeshtën e vitit 2019. Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge ...

Lexo më shumë

“Bohemian Rhapsody” debutim ëndrrash në SHBA

“Bohemian Rhapsody”, filmi biografik rreth legjendës së muzikës, liderit të grupit “Queen”, Freddie Mercury, pati një debutim të shkëlqyer në SHBA, duke arkëtuar 50 milionë dollarë. Personazhi kryesor interpretohet nga Rami Malek, ndërsa Ben Hardy, Gwylim Lee e Joseph Mazzello janë në rolin e anëtarëve të grupit Roger Taylor, Brian May e John Deacon. Në kastin e aktorëve janë edhe Lucy Boynton, Allen Leech, Tom Hollander e Mike Myers. I përshkruar si një film biografik me rëndësi dhe i fuqishëm për figurën e Freddie Mercury, “Bohemian Rhapsody” sjell te publiku muzikën e paharrueshme dhe të përjetshme të “Queen”, duke treguar historinë e Mercury dhe të grupit, si dhe sëmundjen e tij që e largoi shpejt nga bota. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin