Kategoritë: ArkivaTelevizion

Muaji i Xhanfize Kekos, nga Danish Film Institute

Lajm i mirë për kinematografinë shqiptare. Danish Film Institute i ka kushtuar një trilogji gjatë këtij muaji autores shqiptare Xhanfize Keko. “Mimoza Llastica”, “Kur xhirohej një film”, dhe “Tomka dhe Shokët e tij” janë tre filmat e përzgjedhur për t’u shfaqur në Kopenhagen përgjatë nëntorit. “Janë vetëm tre autorë të cilëve i është dedikuar trilogjia ose me saktë kanë një program të veçantë përgjatë muajit nëntor nga Danish Film Institute, që është Spike Lee, Bergman dhe Xhanfize Keko, ta kesh përkrah këtyre mjeshtreve është një nga arritjet më të mëdha të kinematografisë shqiptare para dhe pas viteve 90”, u shpreh producenti Genc Përmeti. Gjithçka nisi në 2012, kur Mark Cousins, një nga kritikët më të shquar të kinematografisë botërore, vizitoi ...

Lexo më shumë

Çështja e racizmit prek edhe “The Simpsons”

Seriali shumë i famshëm amerikan “The Simpsons”, i cili ka gati 30 vjet që është pjesë e ekraneve të publikut në mbarë botën, është prekur së fundmi nga çështja e racizmit dhe të qenit politikisht jo korrekt. Problemet nisën në vitin 2017 kur një komedian indian i quajtur Hari Kondabolu realizoi dokumentarin “Problemi me Apu-në”. Apu është një nga personazhet më jetëgjatë dhe të njohur të “The Simpsons”, i cili vjen nga origjina indiane. Mënyra se si portretizohet ai në serial, qoftë nga theksi që ka, fiziku i tij apo nga mendimet që shpreh konsiderohen të jenë tipike të një steriotipi indian, pra i mënyrës se si njerëzit presin që një person me këtë origjinë të jetë. Sigurisht që kjo ...

Lexo më shumë

“Mata Hari”, seriali më i ri në Top Channel

Emri i saj është Margaretha Geertruida Zelle nga Holanda, por e gjithë bota e njeh me emrin Mata Hari. Një nënë, një kërcimtare shumë joshëse, kurtizane dhe spiune, ajo jetoi një jetë të vrullshme. Emri i saj është përdorur shumë në letërsi dhe kinematografi. Prodhimi më i fundit është seriali ruso-portugez i vitit 2017, prodhuar nga kompania britanike-ruso-ukrainase “Star Media”, në bashkëpunim me “Channel One”, Rusi dhe “Inter”, Ukrainë. Filmi serial i dedikohet historisë së spiunes legjendare, joshjes fatale dhe kërcimtares pasionante, e njohur më shumë nën pseudonimin Mata Hari, e cila u përfshi në aktivitet spiunazhi në favor të Gjermanisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Margaret MacLeod, e përndjekur nga ish-burri i saj, privohet nga kujdestaria e së bijës ...

Lexo më shumë

Dokumentar për gratë shqiptare

Historia e gruas shqiptare, nga diktatura në kaosin e ndryshimit të sistemit e deri në ditët e sotme, është një histori frymëzimi për shumë gra në botë. Një histori jo vetëm mbijetese por dhe emancipimi do të vijë përmes rrëfimeve të grave që me jetët e tyre kanë sjellë ndryshimin. Pas botimit të librit “Donne D’Albania. Tra migrazione, tradizione e modernità”, (Gra të Shqipërisë. Midis migrimit, traditës dhe modernitetit), përgatitur për botim nga sociologu Rando Devole dhe drejtori i revistës Confronti, Claudio Paravati, tashmë historia e grave shqiptare do të vijë në një dokumentar në vendin fqinj, Italinë. Dokumentari do të realizohet në bashkëpunim me Ground Vista Pictures e regjizorin, Riccardo Bianco, fitues e çmimit të parë me dokumentarin e ...

Lexo më shumë

Tyler Perry synon “Sister Act 3” me Whoopi Goldberg e Tiffany Haddish

Tyler Perry dhe Whoopi Goldberg dëshirojnë të realizojnë “Sister Act 3” me Tiffany Haddish. Goldberg ka dëshiruar gjithnjë të bëjë vazhdimin e filmit aq të dashur me murgeshat, por “Disney” do një ribërje me kast të ri aktorësh dhe me një paraqitje shumë të vogël të saj. Kanë kaluar rreth 25 vjet që nga filmi i parë me Deloris Van Cartier që fshihet në manastir dhe kapitulli i tretë pritet prej kohësh. Por, me sa duket, Perry dhe Goldberg mund ta realizojnë. Whoopi Goldberg dhe Tyler Perry ishin të ftuar në “Watch What Happens Live With Andy Cohen” për të promovuar “Nobody’s Fool”, ku aktorja interpreton së bashku me Tiffany Haddish. Andy Cohen pyeti për një vazhdim të “Jumpin’ Jack ...

Lexo më shumë

Zbulohen titujt e “Avatar”-ëve, s’ka numra në filmat vijues

Më në fund fansat mund të njihen me titujt e filmave pasues “Avatar”, për të cilët James Cameron ka kohë që po punon. I pari “Avatar” doli në vitin 2009 dhe u bë filmi me arkëtimet më të mëdha në historinë e kinemasë. “FOX”-it iu desh pak kohë për të realizuar filmat vazhdues dhe sipas medies Cameron nuk ka dashur të vendosë numra në tituj. Sipas radhës, titujt do të jenë: “Avatar: The Way of Water”, “Avatar: The Seed Bearer”, “Avatar: The Tulkun Rider” dhe “Avatar: The Quest for Eywa”. James Cameron pati deklaruar se dy filmat e parë do të kenë të bëjnë me ujin dhe do të eksplorojnë oqeanet e Pandorës. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Toy Story 4” me fund prekës, as Tom Hanks s’u përmbajt

Bëni gati shamitë kur të shikoni “Toy Story 4”. Tom Hanks foli për eksperiencën e regjistrimit të fundit të filmit të ardhshëm të “Pixar” dhe momenti ishte aq emocionues saqë nuk i përmbajti dot lotët. “Kur regjistron “Toy Story” je në një dhomë me ekipin që e ka krijuar. Kur hyra për ditën e fundit të regjistrimit nuk doja të takoja asnjë. Nuk doja t’i shikoja dhe të më shikonin që qaja. Por, më pas e kuptova se ai ishte një moment historik, që duhej jetuar thellësisht”. Me sa duket, publiku i kinemasë do të mallëngjehet, duke marrë parasysh që Tom Hanks, i pranishëm për tre herë në film, nuk i përmbajti dot lotët. Source: Televizion

Lexo më shumë

Einstein në televizion me një serial

“NBC”-ja nisi projektin televiziv të frymëzuar nga një serial i njohur gjerman, i fokusuar te një pasardhës i çmimit “Nobel” për fizikën. Seriali gjerman është policor dhe në rolin e të riut Einstein është aktori Tom Beck. Felix Winterberg është stërnipi i fizikanit të famshëm Albert Einstein dhe si stërgjyshi i tij është gjeni në fizikë. Për shkak të një sëmundjeje të trashëguar vdekjeprurëse, kërkuesi brilant nuk ka shumë vite jetë dhe kështu mundohet të punojë sa më shumë, falë dhe disa simuluesve. Pasardhësi i Einstein rekrutohet nga policia, për aftësinë e zgjidhjes së çështjeve të ndërlikuara. Në vitet e fundit, Albert Einstein është interpretuar shpesh në projekte televizive, si “Einstein and Eddington”, transmetuar në “BBC”. Geoffrey Rush e ka ...

Lexo më shumë

“Delegacioni” mbërrin në Festivalin e Selanikut

Filmi “Delegacioni do të konkurrojë Festivalin e 59-të Ndërkombëtar të Filmit në Selanik, i cili startoi me një përbërje të larmishme të zhanreve kinematografike. Ambasada Shqiptare në Selanik thekson se konkurrimi i këtij filmi në Festivalin e Selanikut pritet me interes. Pjesëmarrja e filmit “Delegacioni” i regjisorit shqiptar Bujar Alimani, mbështetet edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë. Filmi “Delegacioni” është një bashkëprodhim midis Shqipërisë, Francës, Greqisë dhe Kosovës, i vlerësuar nga kritikë vendas dhe të huaj dhe së fundmi triumfoi në Festivalin e 34-të Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në kategorinë e metrazhit të gjatë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Nis “Java e filmit Frankofon” me temë “Lufta e Parë Botërore”

Ambasada e Francës në Kosovë do të prezantojë sot edicionin e 18–të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Festivali organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. Sipas organizatorëve, tematika e cila zë vend në filmat e këtij festivali është lufta e Parë Botërore, kjo me rastin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ndryshe me rastin e avancimit të statusit të statusit të Kosovës në anëtar të asocuar në organizatën ndërkombëtare të Frankofonisë, risi për këtë edicion do të jenë katër filmat kosovarë, të cilët po korrin suksese të mëdha gjithandej në Festivale ndërkombëtare. ...

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin