Kategoritë: ArkivaTelevizion

“The Irishman”, filmi më i gjatë i Martin Scorceses

“The Irishman” është rikthimi i Martin Scorsese në një film gangster, së bashku me Robert De Niro, Joe Pesci dhe Al Pacino. Ky do të jetë edhe filmi më i gjatë i Martin Scorceses, i cili do të zgjasë 3.5 orë. Bazuar në librin “I Heard You Paint Houses” i Charles Brandt, “The Irishman” tregon historinë e Frank “The Irishman” Sheeren (De Niro), që në mes të viteve ’50 bëhet drejtues i bashkimit më të madh të sindikatave amerikane, “International Brotherhood of Teamsters”. Por, njëkohësisht, Sheeren kishte lidhje dhe me një familje mafioze. Source: Televizion

Lexo më shumë

“El Camino”, filmi i “Breaking Bad” është xhiruar dy vjet më parë

Aaron Paul zbuloi së “El Camino”, filmi i “Breaking Bad”, është xhiruar në sekret dy vjet më parë dhe asnjë nuk e ka ditur. Traileri i “El Camino” ishte një surprizë e madhe për të gjithë, sepse filmi ishte ende një mister, pavarësisht zërave që qarkullonin. Tani, jo vetëm që ekziston, por është mësuar edhe që do të transmetohet në “Netflix” pas dy muajve. Gjatë një interviste për “New York Times”, Paul shpjegoi se përse vendosi të rikthehet në rolin e Jesse Pinkman: “Është një kapitull i “Breaking Bad” që nuk e kisha kuptuar që e doja. Dhe tani që e bëra, jam shumë i lumtur që ekziston”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Jungle Cruise” i ambientuar në të njëjtin univers të “Piratët e Karaibeve”

Pas prezantimit zyrtar të “Jungle Cruise” në “D23 Expo”, dy protagonistët Emily Blunt e Dwayne Johnson u pyetën për filmin e ri “Disney”. Aktorët u pyetën nëse “Jungle Cruise” ishte ambientuar në të njëjtin univers si të “Pirates of Caribbean” dhe The Rock u shpreh: “Sa pyetje interesante”. Ndërsa Blunt e habitur shtoi: “Sikur të ishim në të njëjtin film me Johnny Depp”? “Po, si një univers i ndarë dhe i lidhur”, -shpjegoi The Rock. “Do të ishte një univers i bukur i ndarë, “Jungle Cruise” dhe “Piratët e Karaibeve””. Source: Televizion

Lexo më shumë

“F&F 9”, Vin Diesel ngre dyshime për rikthimin e rolit të Paul Walker

Cody Walker do të rikthehet në “Fast & Furious 9” për të zëvendësuar të vëllanë e Paul Walker, në rolin e Brian O’Conner? Ky detaj po tërbon fansat, pasi Vin Diesel postoi në “Instagram” një foto me vëllanë e aktorit të ndjerë. Cody dhe vëllai tjetër Caleb u angazhuan në “Fast & Furious 7” pas vdekjes tragjike të Paul Walker, në një aksident rrugor, në vitin 2013 në moshën 40-vjeçare. “Ndodh diçka speciale sa herë që Cody asiston në produksionin e filmit… Duke e bërë gjithnjë krenar Pablon! Vetëm dashuri, përgjithnjë”, -shkroi Diesel krah fotos.   View this post on Instagram   There is something special that happens every time Cody comes to visit production…. Always making Pablo proud! All ...

Lexo më shumë

“The Simpsons” me film të dytë

Producentët e “The Simpsons” kanë nisur bisedimet me Disney për të realizuar vazhdimin e filmit të vitit 2007. Tani, në prag të fillimit të sezonit të tij të 31-të, seriali i dashur është bërë një element kryesor i komedisë amerikane dhe nuk është më thjesht një program televiziv i animuar. Përmes blerjes së saj të fundit të filmave dhe aseteve të Fox, Disney tani është bërë pronar i “The Simpsons”. Projekti është në hapat e para dhe ende nuk ka detaje të mëtejshme rreth këtij filmi. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Avengers”, aventura e re e Vigjiluesve mes aksionit dhe argëtimit

Që nga momenti i parë në “E3 2019”, vëmendja ndaj “Avengers” të “Marvel” është rritur me një shpejtësi marramendëse, edhe prej mbylljes së Fazës 3 të universit kinematografik dhe perspektivës për mos të parë një film tjetër me Vigjiluesit për shumë kohë. Dhe videolojërat janë një mënyrë e mirë për të mbushur këtë boshllëk. Projekti i ri i “Square Enix” shfrytëzoi talentin e Crystal Dynamics (autorë të “Tomb Raider”), për të treguar një histori të re të frymëzuar nga heronjve e animuar të “Marvel”, por që nuk ka lidhje me atë që është parë deri tani në ekranin e madh. “Marvel’s Avengers” është një lojë aksion në vetën e tretë që vihet në rolin e pesë Avengers-vë origjinalë: Captain America, ...

Lexo më shumë

Gjashtë spote i paraprijnë trailerit zyrtar të “Joker”

Rreth një javë nga debutimi i filmit në Festivalin e Filmit në Venecia, në llogarinë në “Instagram” të “Joker”, Todd Phillips publikoi gjashtë spote që i paraprijnë trailerit zyrtar. Këto filmime të shkurtra ofrojnë një shijim të filmit me Joaquin Phoenix dhe fshehin një detaj që do të zbulohet kur të publikohet traileri.   View this post on Instagram   A post shared by Joker Movie (@jokermovie) on Aug 25, 2019 at 9:00am PDT   View this post on Instagram   A post shared by Joker Movie (@jokermovie) on Aug 25, 2019 at 9:01am PDT   View this post on Instagram   A post shared by Joker Movie (@jokermovie) on Aug 25, 2019 at 9:01am PDT   View this post ...

Lexo më shumë

“Hobbs & Shaw” bën namin në Kinë

Pak javë nga dalja e filmit në sallat amerikane, “Fast & Furious: Hobbs & Shaw” u rikthye në krye të klasifikimit të box office global falë një debutimi të mrekullueshëm prej 102 milionë dollarësh në Kinë. Në Kinë, filmi me Dwayne “The Rock” Johnson dhe Jason Statham shënoi disa rekorde mes të cilëve hapja më e mirë e fundjavave të gushtit, debutimi i dytë më i mire i këtij viti, pas “Avengers: Endgame”. Regjistroi edhe filmin e dytë më të mirë të sagës “Fast & Furious” në Kinë pas “Fast & Furious 8”. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Matrix 4” do të ketë një Morpheus të ri

Lajmi për një “Matrix 4” entuziazmoi shumë fansa të sagës, sidomos që filmi do të shkruhet dhe drejtohet nga Lana Wachowski dhe se protagonistë do të jenë sërish Keanu Reeves e Carrie-Anne Moss, në rolet  e Neo e Trinity. “Variety” shkroi se do të ketë dhe një Morpheus të ri në moshë. “Warner Bros.” po kërkon një aktori të ri për të interpretuar rolin, duke përjashtuar kështu mundësinë e përfshirjes së Laurence Fishburne. Duke marrë parasysh talentin vizionar të Lana Wachowski, futja e karakterit të Morpheus në rini të tij mund të jetë pjesë e çdolloj konteksti, pa përjashtuar edhe një përfshirje të Fishburne. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin