Kategoritë: ArkivaTelevizion

Emma Stone transformohet në Cruella-n dalmate

Emma Stone do të interpretojë Crudelia De Mon në filmin “Cruella”, i parashikuar për në vitin 2021, dhe tashmë ka dalë dhe fotoja e parë e aktores në rolin e personazhit negativ në filmin me qentë dalmatë. Ishte vetë “Disney” që publikoi imazhin e Stone si Cruella, në një version të ri live-action të filmit klasik “101 dalmatët”. Stone do të jetë një version i ri i të famshmes Cruella të “Disney”, në filmin që do të tregojë rrjedhën e jetës së një personazhi negativ të njohur në klasikët e animuar e jo vetëm. Here’s your first look at Emma Stone as Cruella de Vil in Disney’s Cruella. The film, also starring Emma Thompson, Paul Walter Hauser, and Joel Fry, ...

Lexo më shumë

Filmi i “Breaking Bad” i “Netflix” tashmë e ka një titull

Filmi i shumëpërfolur i “Breaking Bad”, vazhdim i serialit të krijuar nga Vince Gilligan, me protagonist Aaron Paul në rolin e Jesse Pinkman, i lirë e në arrati, tashmë ka një titull. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por në faqen e “Netflix” amerikan u shfaq previeë e filmit shkruar e drejtuar nga Gilligan, titulli i të cilit mund të jetë “El Camino: A Breaking Bad Movie”. Duke marrë parasysh që në përmbledhjen e filmit mund të lexohet se bëhet fjalë për një të arratisur i kërkuar nga drejtësia, nga e kaluara dhe nga ata që i ka grabitur, mund ta bëjnë filmin një lloj road trip crime. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Jungle Cruise”, Dwayne Johnson e Emily Blunt në aventurën e një jete

Në konferencën që celebron prurjet e reja të “Disney” ishin të pranishëm edhe Emily Blunt e Dwayne Johnson, ku prezantuan për publikun “Jungle Cruise”, një film me doza të larta aventure. Dy aktorët bënë një hyrje të denjë për rolet e tyre në film; The Rock zbriti nga një varkë, ndërsa Blunt nga një makinë epoke. Sipas komenteve të para gjatë konferencës, filmi me sa duket sjell emocionet e kapitullit të parë të “Pirates of the Caribbean”, një evolucion i sagës. “Aventura e një jete”, kështu është përkufizuar “Jungle Cruise”, filmi i ardhshëm “Disney” i parashikuar për të dalë më 24 korrik 2020. “It’s very bittersweet to have something so uniquely special come to an end — but myself and ...

Lexo më shumë

Scarlett Johansson, më e paguara në botë

“Forbes” publikoi klasifikimin vjetor të aktoreve më të paguara në botë dhe për të dytin vit radhazi në krye është Scarlett Johansson, falë rolit të saj në Marvel Cinematic Universe. Më poshtë keni listën e plotë: 1) Scarlett Johansson – 56 milionë dollarë 2) Sofia Vergara – 44.1 milionë dollarë 3) Reese Witherspoon – 35 milionë dollarë 4) Nicola Kidman – 34 milionë dollarë 5) Jennifer Aniston – 28 milionë dollarë 6) Kaley Cuoco – 25 milionë dollarë 7) Elizabeth Moss – 24 milionë dollarë 8) Margot Robbie – 23.5 milionë dollarë 9) Charlize Theron – 23 milionë dollarë 10) Ellen Pompeo – 22 milionë dollarë Source: Televizion

Lexo më shumë

Publikohet videoja e parë e filmit “Black Widow”

Projekti me regji të Cate Shortland do të jetë i pari film MCU për Fazën 4 që do të arrijë në kinema, me një datë të parashikuar për në 1 maj 2020. Do të trajtojë periudhën pas Luftës Civile. David Harbour do të interpretojë Captain America sovjetik, Red Guardian. Tashmë është publikuar edhe një video ‘vjedhur’ nga xhirimet e këtij filmi të cilin keni mundësi që ta shikoni më poshtë. Señores!! Primeras imágenes de ‘Viuda Negra’ en la #D23Expo pic.twitter.com/mZZl6UFEsH — Juan Arcones (@juanarcones) August 23, 2019 Source: Televizion

Lexo më shumë

Ylli i “Game of Thrones” hyn në Marvel

Kit Harington, pas “Game of Thrones”, duket se është i destinuar të interpretojë në një film të Marvel Cinematic Universe, sipas raportimit të Deadline. Interpretuesi i Jon Snow në serialin e famshëm ka arritur një marrëveshje me Marvel Studios dhe do të jetë pjesë e kastit të aktorëve të një prej projekteve të rinj të drejtuar nga Kevin Feige.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“Disney” ngre “Avengers Campus”

“Disney” ka vendosur të hapë një park me temë dhe një anije që do të presë vizitorët e “Star Ëars Hotel”. Emri zyrtar i parkut me temë nga superheronjtë Marvel do të jetë “Avenger Campus”. “Disney” u premton vizitorëve mundësinë për të qenë pjesë e një histori globale në ndërveprim me disa prej superheronjve më të mëdhenj të “Marvel”. Një ndër atraksionet do t’i kushtohet edhe Spider-Man, duke u dhënë mundësi vizitorëve të veshin tutën e Njeriut Merimangë. Në studiot e “Walt Disney Studios” në Paris një pjesë e parkut do të dedikohet aventurave të Iron Man dhe Avengers-ve të tjerë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Aktori i “The Godfather” humbi virgjërinë me Marlylin Monroe

Aktori i filmit Godfather, Gianni Russo ka treguar se si Marilyn Monroe ia morri atij virgjërinë kur ai ishte 15 vjeç dhe ajo ishte 33 vjeç. Aktori, tani 75-vjeçar, i cili është i njohur për rolin e tij si Carlo Rizzi në filmin klasik, thotë se Monroe do të ishte ne burg nëse kjo gjë do të ndodhte sot. Russo, duke folur për “The Sun”, tha: “Ajo më mësoi çdo gjë që di, më bëri burrë. Mendova që isha djali më me fat në botë por nëse një gjë do të ndodhte sot, mendoj se ajo do të arrestohej dhe prindërit e mi do të tentonin që të fitonin para nga kjo punë”, Source: Televizion

Lexo më shumë

“Deep Blue Sea” me kapitull të tretë

“Deep Blue Sea”, filmi i vitit 1999, pas vazhdimit të tij të shumëpritur prej gati 20 vjetësh, tashmë mësohet se do të ketë një kapitull të ri. Për momentin raportohet vetëm se ky projekt është në hapat e parë dhe se tema nuk do të ndryshojë… peshkaqenë që fitojnë inteligjencë. “Deep Blue Sea 2” u përqendrua tek specialistja e peshkaqenëve Dr. Misty Calhoun, e ftuar për t’u konsultuar në një projekt të fshehtë të drejtuar nga miliarderi farmaceutik Carl Durant. Ajo tronditet kur mëson se kompania po përdor peshkaqenët dem të paparashikueshëm dhe shumë agresivë si subjektet e provës. Kjo rezulton të ishte një ide e keqe… Source: Televizion

Lexo më shumë

“A Nightmare on Elm Street” me film të ri, Kevin Bacon si Freddy Krueger i ri

Klasiku i horroit “A Nightmare on Elm Street” pritet të ketë një ribërje dhe ai që përflitet më shumë për rolin e protagonistit është Kevin Bacon. Ai ka marrë edhe bekimin e interpretuesit origjinal të Freddy Krueger, Robert Englund . “Është një aktor që kam dëgjuar si një kandidat të mundshëm dhe ai është Kevin Bacon. Nuk e di nëse i është bërë një ofertë, por do të ishte e mrekullueshme. Është një nga horrorët e mi të preferuar. Besoj se Kevin është personi i duhur dhe do të ishte interesante ta shikoje në këtë rol”, u shpreh Englund. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin