Kategoritë: ArkivaTelevizion

Klasiku i Jean-Claude Van Damme “Sudden Death” me film të ri

Një nga filmat klasik të Jean-Claude Van Damme “Sudden Death”, i realizuar në vitin 1995, do të ketë një ribërje nga Netflix. Historia e filmit: Ish-zjarrfikësi Darren McCord (Jean-Claude Van Damme) ka një punë të re si security në Pittsburgh Civic Arena. Duke shpresuar t’u bëjë përshtypje fëmijëve të tij, ai siguron bileta në finalen e Kupës Stanley, pa dijeni se vendi është marrë peng nga një grup terroristësh. Ish-agjenti i CIA-s, Joshua Foss (Powers Boothe) po mban peng zëvendës/presidentin dhe planifikon të hedhë në erë ndërtesën nëse nuk ai paguan shumën e parave. Por, kur Darren mëson për skemën e tij, ai hidhet në veprim…   Source: Televizion

Lexo më shumë

Hellboy debuton në botën e wrestling

Hellboy, pasi u rikthye në sallat e kinemave, do të bëjë edhe debutimin në botën e wrestling. Pas kritikave të shumta të filmit të ri, Japonia do t’i japë një tjetër mundësi personazhit, duke e linçuar në botën e wrestling në shtator të këtij viti. Hellboy do ta ketë debutimin e tij më 3 shtator në All Japan, së bashku me Jake Lee e Koji Iwamoto kundër Takao Omori, Black Menso~Re dhe Hokuto Omori. Hellboy është i lartë 213 centimetra, peshon 227 kg dhe ka lindur në ferr më 23 dhjetor të vitit 1944. Source: Televizion

Lexo më shumë

Kidman, Theron e Robbie, tre bionde për “Bombshell”

“Ajo që nisi me një pëshpërimë, do të përfundojë me një… bombë”. Kështu citohet në trailerin e “Bombshell”, filmi i Jay Roach, që ka për protagoniste tre bionde shpërthyese; Nicole Kidman, Charlize Theron e Margot Robbie. E bazuar në një histori të vërtetë, tregohet historia e shkatërrimit të themeluesit të “Fox News”, pas denoncimeve për ngacmime seksuale nga disa nëpunëse të tij. Në erën e #MeToo vjen një projekt kinematografik që eksploron prapaskenat e një prej kolosëve televizivë, “Fox News”, duke zbuluar dritëhijet që rrethojnë themeluesin dhe administratorin e deleguar, Roger Ailes.   Source: Televizion

Lexo më shumë

“The Irishman”, hasen vështirësi për daljen në kinema

“Netflix” ende nuk e ka deklaruar datën zyrtare të daljes së “The Irishman”, pasi po hasen vështirësi për shpërndarjen në kinematë amerikane. Sipas “New York Times”, kolosi i streaming është në bisedime me zinxhirin e kinemave “AMC” dhe “Cineplex”, për periudhën kur filmi mund të dalë nëpër salla. Ndërsa “Netflix” dëshiron ta vërë në dispozicion “The Irishman” në streaming pak pas debutimit në kinema, kërkohet që filmi i Scorsese të qëndrojë në salla për rreth tri javë përpara daljes online. Përveç rikthimit të Scorsese me Robert De Niro, Joe Pesci e Harvey Keitel, “The Irishman” përfaqëson edhe bashkëpunimin mes regjisorit dhe Al Pacino. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Venom 2”, i ndaluar për të miturit

Pasi “Spider-Man” nuk do të jetë më pjesë e Marvel Cinematic Universe, “Sony” mund të vendosë të riorganizojë universin e vet. Gazetari i “Variety” Justin Kroll evidentoi se tani “Sony” nuk ka pse të mendojë për ndërthurjen me “Venom”. Siç e kishte menduar për kapitullin e parë, Marvel mund të vendosë për të vazhdim Rated-R dhe të eksplorojë pa problem të gjithë anën e dhunshme të personazhit. “Venom 2” do të drejtohet nga Andy Serkis, i cili synon të realizojë diçka speciale. Për filmin, është konfirmuar rikthimi i Tom Hardy në rolin e Eddie Brock, si dhe Michelle Williams si Anne Weying. Haven’t had time to weigh in on SPIDEY yet but one thing that sticks out is the possibility ...

Lexo më shumë

“Spider-Man”, Marvel prish marrëveshjen me Sony

Marvel nuk do të prodhojë më filma të tjerë të “Spider-Man”, për pamundësinë e Sony dhe Disney për të gjetur një marrëveshje ekonomike rreth arkëtimeve. Dhe e gjithë kjo jo rastësisht, por menjëherë pas njoftimit se “Spider-Man: Far from home” u bë suksesi më i madh në historinë e Sony-t. Filmat e tjerë me Tom Holland do të prodhohen vetëm nga Sony. Si kështu? Duke parë rezultatet e dy filmave, CEO i Disney-t, Bob Iger propozoi që të modifikonte marrëveshjen ekzistuese. Disney do të bëhej bashkë-financues me 50% të filmave të tjerë të Njeriut Merimangë. Sony refuzoi duke kërkuar që të mbetej në fuqi marrëveshja ekzistuese që siguronte të ardhurat e Disney prej 5%, të arkëtimeve të ditës së parë ...

Lexo më shumë

Rikthehet dyshja e fuqishme Sylvester Stallone e Dolph Lundgren

Dolph Lundgren e Sylvester Stallone kanë punuar bashkë në shumë raste, që nga “Rocky IV” në vitin 1985. Projekti i fundit ishte “Creed II” dhe më parë të tre filmat “The Expendables”. Një fije shprese është shfaqur në horizont për të gjithë fansat, prej një postimi të bërë në “Instagram” nga interpretuesi i Ivan Drago në “Rocky”, duke bërë fansat të shpresojnë për një tjetër bashkëpunim. “Me sa duket, këta dy kavalierë mund të rikthehen të punojnë së bashku”. Kaq u desh dhe fansat u tërbuan, duke pretenduar për “Creed III” apo “The Expendables 4”.   View this post on Instagram   Looks like these two gentlemen may be working together again. A post shared by Dolph Lundgren (@dolphlundgren) on ...

Lexo më shumë

Zbulohet titulli i “Bond 25”

Për shumë kohë u cilësua si filmi i 25-të i James Bond dhe ishte i mbuluar nga misteri. Dihej vetëm se cilët ishin disa nga personazhet dhe se xhirimet po zhvilloheshin në Xhamajkë e Londër. Por, tani, gjithçka ndryshoi. Një video e publikuar në “Youtube” zbuloi titullin e filmit, “No Time to Die”, dhe zhvillimin e ngjarjeve. “Bond është tërhequr nga aktiviteti dhe dëshiron të jetojë larg dhunes që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës. Por, kur kolegu i tij Felix Leiter (Jeffrey Wright) e gjen dhe i kërkon ndihmë, Bond do të angazhohet në një mision të fundit”. Në film, përveç protagonistit Daniel Craig, interpretojnë edhe Rami Malek, Ralph Fiennes, Ben Whishaw, Naomie Harris, Lashana Lynch, Jeffrey Wright, Lea ...

Lexo më shumë

Një tjetër “Joker”? Vetëm me Joaquin Phoenix

Pritja për “Joker” i ka prekur gjithë fansat e “DC Comics”, por dhe dashamirësit e kinemasë. Filmi i përqendruar te armiku i Batman ende nuk ka dalë nëpër salla dhe që tani po flitet për në vazhdim të mundshëm. Regjisori Todd Phillips deklaroi gjatë një interviste për “Total Film Magazine” se është i gatshëm të xhirojë një vazhdim të “Joker”, por vetëm me një kusht, që në rolin e protagonistit të jetë sërish Joaquin Phoenix. “Do të bëja gjithçka me Joaquin, në çdo ditë të javës. Nuk ka asnjë tjetër si ai. Nëse do të ishte i gatshëm ta marrë përsipër projektin dhe nëse “Warner” do të ishte e gatshme, do të realizonim diçka fantastike”. Joaquin Phoenix është shprehur për ...

Lexo më shumë

“Spider-Man” premton një të ardhme me Tom Holland

Goditje e rëndë për fansat e Marvel Cinematic Universe, pas lajmit se ka probleme me akordin Marvel/Sony për “Spider-Man”, gjë që mund të çojë dhe në përjashtimin e personazhit nga MCU. Sipas “Deadline”, pavarësisht finales së çështjes, lidhur me suksesin e “Spider-Man: Far From Home”, “Sony Pictures” synon ta përdorë ende personazhin e interpretuar nga Tom Holland. Si i ambientuar në Marvel Cinematic Universe apo jo, me sa duket, Peter Parker do të shihet sërish në ekran në të ardhmen. “Deadline” shton se do të zbatojë kontratën me Holland dhe do të realizojë edhe dy filma të tjerë si solist të personazhit të interpretuar prej tij. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin