Kategoritë: ArkivaTelevizion

Jepet drita jeshile, “Matrix 4” do të realizohet

“Variety” shkroi se kapitulli i katërt i “Matrix” ka marrë dritën jeshile dhe lajmi vjen në prag të 20-vjetorit të sagës kult. Në një njoftim zyrtar nga “Warner Bros.” dhe “Village Roadshow Pictures” thuhet se “Matrix 4” do të shkruhet dhe drejtohet nga Lana Wachowski. Pritet të rikthehen protagonistët kryesorë Keanu Reeves në rolin e Neo dhe Carrie-Ann Moss si Trinity. Nuk dihet ende asgjë për Laurence Fishburne. Xhirimet e “Matrix 4” pritet të nisin në muajt e parë të vitit 2020, ndërsa dalja në kinema është parashikuar për në verën 2021. Source: Televizion

Lexo më shumë

Vjen traileri final i “Rambo 5”

Ylli i filmave aksion Sylvester Stallone rikthehet në rolin e John Rambo në filmin e shumëpritur “Rambo: Last Blood”, ku tashme është publikuar edhe traileri final. Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale. Source: Televizion

Lexo më shumë

Aktori i famshëm i bashkohet kastit të “Fast 9”

“Fast and Furious 9” ka nisur xhirimet dhe kastit i është bashkuar edhe një aktor tjetër. Bëhet fjalë për yllin e “Guardians of the Galaxy”, Michael Rooker. Ai do të interpretojë një personazh të ri me emrin Buddy. Nuk dihet ende nëse Buddy do të jetë pjesë e ekipit të Dom apo një kundërshtar i tij. Me një shumë prej rreth 5 miliardë dollarësh, “Fast and Furious” është një prej filmave që ka arkëtuar më shumë në të gjitha kohërat, duke u shndërruar në fenomen global që ka bërë për vete publikun, me aksionin, personazhet unikë dhe makinat e shpejtësisë. Source: Televizion

Lexo më shumë

Shkrimtari i “Game of Thrones” kryqëzon serialin e famshëm

Shkrimtari George R. R. Martin tha se ishte i lumtur që “Game of Thrones”, serial i bazuar në librat e tij “A Song of Ice and Fire”, kishte përfunduar. Autori i njohur ka pranuar se shkrimi i një skenari për një serial popullor ka ngadalësuar përfundimin e këtij seriali. Ai pranoi në një intervistë për “Observer” se nuk mendonte se seriali ishte i mirë për të. “Në vend që të më ndihmonte për t’i mbaruar librat, ai në të vërtetë më ngadalësoi. Unë shkruaja çdo ditë, edhe kur ishte një ditë e mirë. Por do të ndihej keq, sepse çdo ditë do të mendoja, ‘Zot, më duhet ta mbaroj librin. Kam shkruar katër faqe në vend të 40”, tha shkrimtari ...

Lexo më shumë

“DigitAlb” vjen me risi në platformën satelitore

“DigitAlb” shton gamën e kanaleve tematike në platformën satelitore, me tre kanale të reja. “Game Toon” kanali nr.18, për adhuruesit e lojërave elektronike; “Fight Box” kanali nr. 86 dhe “360 Toon Box” kanali nr.110, një super kanal tërësish i ri muzikor, dedikuar fansave të artistëve më në zë. Për t’i përfituar, thjesht fikni dhe ndizni sërish dekoderin tuaj. Shikim të këndshëm! Source: Televizion

Lexo më shumë

Fansat presin trailerin, Stallone shuan kureshtjen me një foto

Sylvester Stallone di si t’i mbajë fansat të azhurnuar me të rejat rreth projekteve të tij kinematografike, duke bërë postime në rrjetet sociale. Pikërisht në “Instagram”, aktori publikoi një foto nga “Rambo V: Last Blood”, filmi i fundit i sagës, duke u kujtuar ndjekësve të tij se trajleri nuk do të vonojë. Filmi mezi po pritet dhe sipas medieve parashikohet të ketë shumë sukses edhe në arkëtime.   View this post on Instagram   New RAMBO. LAST BLOOD teaser coming this Tuesday … Horsepower. A post shared by Sly Stallone (@officialslystallone) on Aug 17, 2019 at 2:10pm PDT Source: Televizion

Lexo më shumë

Vijon buja e finales së “Game of Thrones”, ja ç’mendon Kit Harrington

Vijon të flitet ende për finalen kontroverse të “Game of Thrones”, të frymëzuar nga librat e George R. R. Martin, që zhgënjeu shumë fansa të serialit të “HBO”-së. Nuk mungoi për të thënë fjalën e tij as Kit Harrington, i njohur për interpretimin e Jon Snow. Në një intervistë për “The Hollywood Reporter”, aktori shpjegoi mundin e madh për të xhiruar skenën e vdekjes së Daenerys: “Ndihemi të përgjegjshëm për skenën, vetëm kemi xhiruar. Ishte një faqe e gjysmë skenar dialog dhe na u deshën tre javë e gjysmë për ta xhiruar. Donin të xhironin nga çdo kënd i mundshëm për të pasur një rezultat perfekt. Kur filmon të njëjtën skenë për dhjetëra ditë dhe ka pak dialog shndërrohet në ...

Lexo më shumë

John Travolta në Marvel, por me një kusht

Pasi bashkëpunoi me “Marvel” në vitin 2004 për “The Punisher”, John Travolta konfirmoi se do të bëhej pjesë e MCU-së vetëm me një rol real. “Bazohem vetëm te realiteti për zgjedhjet aktoriale. Prandaj, çfarëdolloj skenari i “Marvel” që është real, si “The Punisher”, do të më interesante më shumë te ata fantazi. Për këtë arsye më pëlqejnë filmat “Bond”, sepse edhe pse janë më të fryrë se jeta reale, gjithsesi bazohen te realiteti”. Në “The Punisher”, film me regji të Jonathan Hensleigh, i dalë në kinema 4 vjet përpara “Iron Man”, dhe tërësisht i shkëputur nga MCU, Travolta interpretonte personazhin negativ Howard Saint. Source: Televizion

Lexo më shumë

“Spider-Man: Far From Home” rikthehet në kinema me skena të shtuara

Me sa duket, zërat për një version më të gjatë të “Spider-Man: Far From Home” u konfirmuan. “Variety” shkroi se filmi i Jon Watts do të rikthehet në kinema me 5 minuta skena të shtuara të papublikuara më parë. Pas suksesit të “Avengers: Endgame”, kërkuar nga “Disney”, edhe “Sony” veproi në të njëjtën mënyrë. Në versionin e ri të “Spider-Man: Far From Home” do të përfshihen sekuenca të prera nga montazhi i origjinalit. Filmi me Tom Holland ka kaluar zyrtarisht “Skyfall”, duke u bërë projekti kinematografik me më shumë arkëtime në historinë e “Sony Pictures”. Dhe rekordi pritet të perfeksionohet. Source: Televizion

Lexo më shumë

Kristen Stewart flet për filmin e ri: Ishte sikur të vdisja

Kristen Stewart foli për rolin e thrillerit “Underwater” për revistën “Entertainment Weekly”. Filmi do ta ketë premierën në vitin 2020 dhe tregon një grup kërkuesish të cilët përballen me një tërmet që i shkatërron laboratorin nënujor. “Nuk kam bërë një film me këto përmasa. Nuk ishte e lehtë – ishte një proces i gjatë, në të ftohtë, mjaft i vështirë. Kostumet ishin mjaft të rënda dhe ishte e vështirë të lëvizje. Nuk më pëlqejnë hapësirat e ngushta dhe nuk jam e mirë në not. Unë besoj se askush prej nesh nuk ishte në dijeni të asaj që po na priste. Në fakt, xhirimi i filmit ishte pak sikur të vdisnim të gjithë”, tha Stewart. Source: Televizion

Lexo më shumë

This is a unique website which will require a more modern browser to work!

Please upgrade today!

Evolve Web Agency

Evolve Web Agency
WordPress Lightbox Plugin